Në fokus

August 1, 2018 | 10:12

Gushti, muaji i pushimeve, përkushtimit ndaj dashurisë, qetësisë dhe stresit

Përfundimisht jemi këtu: gushti është muaji i festës dhe fatmirësisht më në fund mund të marrim pak frymë. Shkollat mbyllen, gjithashtu zyrat, falënderojmë zotin që supermarketet mbeten të hapura, përndryshe qyteti do të ishte bërë posaçërisht për fantazma. Megjithatë nuk është keq: pak zhurmë, rrugë të braktisura dhe më në fund mundësia për ti bërë gjërat me qetësi dhe pa stres. Është koha e duhur për të rizbuluar kënaqësinë e të qenit bashkë edhe nëse nuk mund të largohemi nga metropoli.

Merreni lehtë: Gusht dhe relaks: një kombinim fitues. Ne jemi aq të angazhuar saqë luftojmë për t’u çlodhur plotësisht, për ta lënë mendjen të endet e lirë dhe pa kufizime. Duhet të mësojmë të shijojmë momentin, unik dhe të çmuar për atë që është. Nuk ka rëndësi nëse zgjoheni vonë dhe duhet të përfundoni punët e shtëpisë të mbetura nga një natë më parë. Thjesht qetësi.

Në harmoni: Ndjenja e të qenit në harmoni me trupin tuaj është thelbësore për mirëqenien psikofizike dhe ndikimet pozitive në jetën e një çifti. Hapi i parë madje edhe në intimitet është të harrojmë sikletin dhe censurën. Le të largohemi nga ana jonë seksuale: asgjë më mirë sesa ndjenja e të qenit i lirë dhe një vend i qetë do të na bëjë të jetojmë takimin tonë sikur të ishte hera e parë.

Arratisja e dashurisë: nuk kemi buxhet apo puna qëndron në krye këtë vit? Le të marrim 48 orë për një largim romantik: dy ditë në një çadër, një natë në një shtëpi në fermë të rrethuar nga natyra ose një pasdite në spa: mundësitë për të marrë një pushim minimal janë të shumta dhe ofertat me kosto të ulët të minutës së fundit nuk mungojnë.

Braktisni rutinën: nëse skenari është ende i njëjtë midis çarçafëve, përpiquni të braktisni rutinën duke i dhënë hapësirë frymëzimeve dhe dëshirave që dalin nga vetëdija jonë. Dalja nga modelet e zakonshme është gjithashtu një mënyrë për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin. Le të mos e marrim si të mirëqenë: nuk ka mundësi më të mirë se sa një gusht i qetë për t’iu kushtuar vetes dhe zbuluar emocione të reja. 

Fjalëkalimi: ndrysho. Dhe kush tha se nuk kishte mbetur asgjë për të eksploruar?

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top