FB

July 23, 2021 | 8:35

Mëngjesi i Kate Middleton, “sekreti” i saj për të qëndruar në formë

 

Gjithmonë e patëmetë, e qeshur dhe shumë elegante, Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit dhe gruaja e Princit William tani është emblema e hijeshisë dhe sofistikimit të familjes mbretërore Angleze. Për të gjithë ajo tashmë është një “mbretëreshë” e stilit, siç demonstron në çdo rast. Sot ne duam të zbulojmë se si e fillon ditën gruaja që do të jetë një ditë Mbretëreshë e Anglisë. Çfarë ha për mëngjes Kate Middleton? Cili është “sekreti” i saj për të qëndruar në formë?

Mëngjesi i Kate Middleton, çfarë ha për të qëndruar në formë?

Një buzëqeshje e ndritshme dhe një bukuri delikate që fitoi zemrën e të gjithëve. Kate Middleton duket e lindur për rolin e Dukeshës dhe mbretëreshës së ardhshme. Klasi i saj i lindur dhe eleganca janë të padiskutueshme. Por si sillet gruaja e Princit William gjatë mëngjesit? Çfarë ha sapo zgjohet për të qëndruar në formë?

Epo, siç raportohet nga “Vogue”, Dukesha nuk heq dorë nga tërshëra. Me këtë përbërës mund të përgatisni qull, një pjatë shumë e njohur në Angli. Kate Middleton e shoqëron tërshërën me një “lëng jeshil”, ashtu siç duket se ka bërë edhe kunata e saj Meghan Markle. Ai është një smoothie me bazë perimesh dhe erëza që ndihmon në pastrimin e trupit.

Një mëngjes i shëndetshëm dhe i ekuilibruar, prandaj, dukesha e Kembrixhit, e cila e mban veten në një formë të përsosur fizike është gjithmonë plot energji.

 

 

Burimi / https://www.ricette.eu/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top