Këshilla & Arsye

February 27, 2020 | 9:13

Mëngjesi, vakti më i rëndësishëm për ta filluar ditën mbarë

Edhe syri dëshiron pjesën e vet: prandaj, edhe sikur mëngjesi të përfshinte thjesht qumësht me briosh, ne nuk duhet të lëmë pas dore shtrimin e tryezës bukur dhe me fantazi, me qëllim ngacmimin e shijes dhe mendjes.

Si ta fillojmë mirë ditën: Mëngjesi është vakti i parë i ditës, më i rëndësishmi sipas nutricionistëve. Sidoqoftë, është thelbësore ta fillojmë me këmbën e mbarë jo vetëm nga pikëpamja e mirëqenies fizike, por edhe nga ajo psikologjike: ne po përgatitemi të përballemi me ditën dhe e dimë sa e ngarkuar mund të jetë, mes angazhimeve familjare, profesionale dhe atyre që e gjejnë veten të papërgatitur për ta jetuar këtë periudhë.

Hidhni një sy jashtë: nëse kemi mundësi, të hani mëngjesin para dritares është një avantazh, i cili e lejon mendjen që të pushojë përmes një vështrimi. Në mot i mirë, një tavolinë në tarracë, madje shumë e vogël, është e përsosur për të shijuar luksin e disa minutave relaksi para se të zhyteni në rutinën e stërmadhe të jetës së përditshme.

Të paturit shumë…: sekreti për tu ndier i kënaqur pa ngrënë shumë është të kënaqim shpirtin me një tryezë plot gjëra të mira për të ngrënë dhe nuk ka rëndësi nëse nuk i shijojmë të gjitha. Vendosni me kreativitet gota, lëngje, briosh, biskota në mënyrë që të siguroni një humor të mirë.

Zgjidhni me kujdes: forma është gjithashtu e rëndësishme. Të hani mëngjes në një tavolinë të shtruar dhe kuruar deri në detaj, të fal një ndjenjë të madhe kënaqësie. Pasuria e vërtetë qëndron në zgjedhjen e kujdesshme të objekteve nga të cilët duam të rrethohemi: një përkëdhelje që do të na bëjë të ndihemi mirë dhe do të na jap qetësinë që na duhet.

 

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top