FB

March 30, 2023 | 9:26

Mentalitetet dhe kriza shoqërore si dhe përgënjeshtrimet që tregojnë veprime logjike e mendore

 

 

Do të kishte qenë krejt normale sikur të kishin avancuar institucionet dhe qendrat e edukimit kombëtar dhe shtetëror që të reflektojnë vlera, e jo t’i joshim dhe t’i kënaqim antivlerat. Kohëve të fundit, një shtresë e shoqërisë sonë, assesi të lirohet nga mentalitetet e mbrapshta, të trashëguara vite me radhë.

al

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Nisur nga promovimi i mënyrave dhe teknikave në funksion të jetuarit në të tashmen si p.sh. ushtrimin e hobbies, si dhe praktikimin e jogës dhe meditimit, namazi, ecja në natyrë etj. Pranimin e realitetit (pranimin emocionalisht dhe mendërisht e fenomenit të ndodhur sado i pakëndshëm qoftë ai fenomen) si një mekanizëm efikas në çlirimin e energjive negative dhe rigjallërimin e mendjes dhe trupit. Konceptin e të falurit si një dhuratë që ia bëjmë vetes duke përjetuar lirinë e vërtetë të mendimit dhe veprimit.

f-2

Ndërsa përjetimin e paqes së brendshme në përballjen e pashmangshme me sfidat dhe vështirësitë që na sjell jeta. Mendjes se hapur si mekanizmin më efikas në lidhje më mësimin dhe vetëpërmirësimin në çdo dimension të jetës. Mosfiksimin ndaj njerëzve dhe gjërave si çelësin e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së gjendjes emocionale dhe përjetimin e Ekuanimitetit.

Po ashtu, ridimensionimin e krahasimit social duke kultivuar dhe praktikuar krahasimin motivues dhe frymëzues në funksion të shndërrimit në versionin më të mirë të mundshëm të vetes. Inteligjencën emocionale dhe sociale si gurthemelin e suksesit në biznes, profesion dhe jetë sociale.

Mirësinë dhe modestinë si mekanizmin më të rëndësishëm në funksion të ndërveprimit të suksesshëm në biznes, profesion dhe jetë sociale. Kultivimin dhe praktikimin e vlerësimit dhe falenderimit për gjithçka, duke mos marrë për të mirëqenë gjërat që kemi në jetë, si mekanizmin më të rëndësishëm të vetëpërmbushjes së brendshme.

Nga ana tjetër gjithashtu dështimin e pashmangshëm që përjetojmë në jetë dhe mësimin nga pësimet në funksion të ringritjes në biznes, profesion dhe jetën personale; si dhe vetëaktualizimin në biznes, karrierë dhe jetë sociale duke bërë në jetë gjërat që rezonojnë me talentin dhe pasionet e gjithsecilit.

f-1

Anti-vlerat / Sociologjia eksploratuese evropiane ka konstatuar se mënyra më e lehtë për ta robëruar një popull e pastaj për të lozur me shpirtin e saj është ta zhveshësh atë nga personaliteti i tij, sepse, për ta shndërruar njeriun në një krijesë servile, aspak dëgjuese dhe jo besimtare, duhet t’ia dëmtuar e degraduar personalitetin për arsye se derisa ai të ketë karakter, ai nuk mund të jetë servil.

Përgënjeshtrim tregon veprimin logjik e mendor, me anë të së cilit vihet në pah pavarësia apo karakteri i gabuar i një argumentimi. Megjithatë, çështje kryesore dhe pra, më e rëndësishme në kuadrin e përgënjeshtrimit, është përgënjeshtrimi i antitezës së argumentit. Ekzistojnë lloje të ndryshme të përgënjeshtrimit. Mirëpo, llojet më të rëndësishme të përgënjeshtrimit janë:

Përgënjeshtrimi praktik apo empirik. Përgënjeshtrimi teorik apo logjik. Argumentimi direkt dhe ai indirekt. Ndërsa argumentimi ka për qëllim konstatimin e vërtetësisë së një teze, përgënjeshtrimi ka për qëllim konstatimin e pavarësisë së një argumentimi. Sado që janë të ndryshëm përkrah qëllimi i tyre, prapëseprapë përgënjeshtrimi dhe argumentimi janë të ndërlidhur ngushtë njëra me tjetrën si në mentalitetet dhe krizat sociale.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top