Mirëqenie

February 6, 2018 | 13:13

Mënyra më e thjeshtë për të larguar shqetësimin ose pagjumësinë (Video)

Akupresioni është një praktikë e lashtë kineze që përfshin manipulimin e energjisë së trupit duke përdorur pikat e presionit. Është një teknikë shërimi natyrore e përdorur për kushtet fizike ose emocionale në të cilat ndodhesh.

Vetëm me një udhëzim të vogël, ju mund të mësoni disa aftësi themelore të akupresionit për t’u vetëshëruar. Nëse përjeton tensione, stres ose ankth, teknika e mundësuar nga Instituti i Akupresionit mund të tregojë se si ta lehtësosh në mënyrë natyrale. Nën titullin “Ndihma e Parë Emocionale”, Joseph Carter demonstron përdorimin e pikëzës së Zemrës 7 kundër depresionit, ankthit, stresit ose pagjumësisë.

Puna me këtë pikë ndihmon për t’u qetësuar dhe për të patur një frymëmarrje më të mirë. Zemra 7 është e vendosur në dore, afër rrudhosjes.

Duke përdorur gishtin shtypni pikën Zemra 7, brenda në drejtim të kockave, mbajeni atë të paktën 30 sekonda deri në rreth 3 minuta.

Kombinojeni me frymëmarrje të gjata dhe të thella me teknikën për të zhdukur ankthin. Jozef shpjegon se së bashku me ekuilibrin emocional që sjell, kjo metodë ndihmon edhe në të folurin në publik.

Gjithashtu këtë metodë mund ta përdorin edhe njerëzit të cilët janë në gjaknxehtë, për të ulur temperamentin e ndezur dhe për të aktivizuar ndjenjën e qetësisë. Për më tepër efektivitet mund ta bëni në të dyja duart.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=SLz6Vbxz2L0

Përgatiti : Brikela Daci / Burimi / http://tiphero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top