FB

September 1, 2021 | 9:00

Mënyra se si i mbani duart me partnerin tregon shumë për marrëdhënien tuaj

Gjuha e trupit mund të përcjellë shumë për ju dhe për personin që keni në krah. Disa njerëz pëlqejnë të shëtisin dorë për dore me partnerin e tyre, por disa të tjerë nuk e preferojnë diçka të tillë.

Megjithatë, mënyra se si i kapni duart me njëri-tjetrin, ka një kuptim të caktuar që mund ta mësoni këtu.

lidhje duart imazh

  1. Gishtat e gërshetuar me njëri-tjetrin.

Kjo tregon se ju kujdeseni në mënyrë reciproke ndaj njëri-tjetrit. Ky nuk është një pozicion që tregon se dy partnerët kanë vetëm një tërheqje fizike ndaj njëri-tjetrit. Disa çifte vazhdojnë t’i kapin duart nëkëtë mënyrë me kalimin e viteve.

  1. E kapni dorën e partnerit me një gisht.

Në vend që të kapni dorën plotësisht, ju kënaqeni nëse mbani vetëm një gisht të partnerit. Ky është një stil flirtues i mbajtjes së duarve dhe është më i zakonshëm në fillimet e një marrëdhënieje. Megjithatë, kjo metodë mund të përdoret edhe nga çiftet që kanë shumë vite me njëri-tjetrin, sepse në këtë mënyrë ata përpiqen që të mbajnë gjallë interesin ndaj njëri-tjetrit.

  1. Gishtat e lidhur lehtë së bashku.

Nëse i mbani gishtat e ndërthurur lehtë me partnerin, atëherë ju tregoni respekt për marrëdhënien dhe për partnerin tuaj. Ky pozicion tregon se ju i besoni njëri-tjetrit dhe i jepni secilit mundësinë të ketë një hapësirë personale, por gjithashtu kjo tregon një nivel të intimitetit të thellë dhe stabilitetit emocional midis partnerëve.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top