FB

March 17, 2022 | 8:25

Mënyra se si prindërit komunikojnë me fëmijët çon në ndërtimin e mureve të heshtjes

Fëmija ka shumë nevojë për prindin, por shpesh, nuk arrin të flasë me të. Ai apo ajo, nuk ka kurajo të flasë me prindërit, ka frikë dhe ndrojtje prej tyre, sepse ata janë vazhdimisht të pakënaqur prej tij apo prej saj, ose nuk kanë kohë. Edhe kur flasin, sytë i kanë te i-padet i-fonet.

Nga Lira Gjika

Këto mënyra komunikimi nuk ndërtojnë gjë tjetër përveç muret e heshtjes, të cilat ndërtohen ashtu pa kuptuar dhe prindër e fëmijë janë më shumë të huaj se të afërt me njëri tjetrin. Fëmija duke u gjendur vetëm, mëson të veprojë fshehtas prindërve.

Është e vërtetë, që edukimi dhe rritja e një fëmije nuk është një punë e lehtë, pasi kërkon vëmendje dhe përqendrim. Të jesh i rritur dhe prind, kërkon vetëdije, të mbash përgjegjësi dhe mbi të gjitha të mendohesh përpara se të veprosh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top