Mënyra si ne sillemi me fëmijët do të lerë një shenjë të madhe në shpirtin dhe zhvillimin e tyre, por mënyra si ne ju flasim fëmijëve nuk ka ndikim vetëm tek ta, edhe ne do të ndihemi më mirë dhe më të lumtur nëse ju flasim dhe ju falim shumë dashuri. Edukimi i tyre duhet të jetë si një mënyrë për të na bërë persona më të mirë në jetë.
Ne edhe gabojmë, prandaj kujdes!
Shpesh nuk i kushtojmë rëndësi mënyrës si flasim fëmijëve dhe madje mund të ndodhë që të bëjmë edhe premtime të cilat nuk i mbajmë. Po gënjej? Sa herë ke thënë “jo tani, e bëjmë më vonë” dhe në fund nuk e keni bërë? E madje mund të ndodhë që edhe t’i bërtasim fëmijës, apo nuk i ksuhtojmë vëmendje ndoshta pa e ditur sa i rëndëishëm është shembulli që ju japim.
Duhet të tregoni kujdes! Nuk duhet të tregoheni të vëmendshëm vetëm ndaj mënyrës si e qortojmë fëmijën, por edhe nga mënyra si i shprehim dashurinë, ose nga mënyra si i bëjmë të kuptojë se është gjëja më e shtrenjtë në botë për ne sepse dashurinë nga manipulimi i ndan vetëm një fije e hollë. Janë të shumtë fëmijët që të manipulojnë me sjelljen e tyre, bëhen kapricioz dhe të pakontrollueshëm e madje edhe arrogantë. Pra duhet të keni kujdes edhe me mënyrën si ju shprehni dashurinë.
Fëmijët janë tepër të kujdesshëm ndaj gjithçkaje e madje edhe ndaj bisedave tuaja me persona të tjerë, është i vëmendshëm edhe ndaj grindjeve që mund të keni me bashkëshortin etj. Ai degjon dhe shikon gjithcka jo me qëllim të keq, por në atë pafajësinë e tij mëson të riprodhojë atë që shikon dhe dëgjon, pra atë që mëson prej jush.
Nuk ekziston asgjë më e rrezikshme se një këshillë e mirë e shoqëruar nga një shembull i keq për fëmijën. Prandaj nuk është asnjëherë vonë të ndryshoni mënyrën si i drejtoheni dhe veproni me fëmijën, apo në përgjithësi në jetën tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.