Këshilla & Arsye

March 11, 2020 | 8:10

Mënyrat më të mira dhe më efektive për të motivuar punonjësit tuaj

Investimi në fuqinë punëtore do të thotë investim për të ardhmen. Rëndësia që një kompani i kushton punonjësve luan rol në performancën e kompanisë dhe arritjet e saj. Kompania duhet t’i vlerësojë punonjësit dhe punën e tyre, pasi suksesi varet nga puna grupore.

Mund të ketë ditë kur punonjësit por edhe menaxherët të mos ndihen të motivuar për punë, e kjo mund të ndodh si pasojë e neglizhencës nga ana e udhëheqësve të kompanisë. Prandaj, është e domosdoshme motivimi i punonjësve, si dhe krijimi i një ambienti pune pozitiv për ta.

Ekzistojnë disa mënyra për t’i motivuar punonjësit tuaj:

Krijoni një ambient pune miqësor

Punonjësit shumicën e kohës së tyre e kalojnë duke punuar në zyrë. Prandaj, kushtoni rëndësi zyrës që të jetë një ambient sa më miqësor dhe tërheqës për punë. Me krijimin e një atmosfere të këndshme për punë, rritet dëshira dhe motivi për punë nga ana e tërë stafit. Kështu, vendi i punës nuk shihet vetëm që të kryhet orari i punës, por më shumë se aq.

Ofroni mbështetje rreth shëndetit të tyre mendor 

Shëndeti mendor është një çështje për të cilën ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të kërkojmë në mënyrë aktive ta diskutojmë si temë mjaft serioze. Punëdhënësit duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi shëndetit mendor të punonjësve dhe t’i ofrojnë mbështetje atyre kur është nevoja.

Vlerësoni arritjet e tyre

Të gjithë duan të ndihen të vlerësuar për punën që bëjnë, dhe nuk ka rëndësi nëse puna e kryer nga punonjësi ndërlidhet me kompaninë apo është arritje personale. Nëse udhëheqësit apo menaxherët pranojnë dhe vlerësojnë punën e bërë mirë, kjo do të thotë shumë për një punonjës se sa mendoni. Gjithmonë mbani mend të jepni lëvdata kur shihni punën e punonjësve.

Mirëpritni idetë e të gjithëve

Kjo ndërlidhet me lirinë e të shprehurit. Gjatë bashkëbisedimeve apo mbledhjeve të punës jepni mundësi secilit punonjës të shprehë mendimet dhe idetë e tyre. Nëse të gjithëve iu jepet mundësia e shkëmbimit të ideve dhe eksperiencave të tyre, theksohet më shumë kontributi i punonjësve dhe finalizimi i ideve është më i shpejtë.

Organizoni kompeticione miqësore

Një konkurrencë e vogël midis punonjësve nuk dëmton atmosferën e punës, përkundrazi ngrit produktivitetin e punës. Inkurajoni punonjësit që të marrin pjesë në gara apo sfida të ndryshme. Në këtë mënyrë, punonjësit njohin më mirë njëri-tjetrin, kjo ndikon pastaj në krijimin e raporteve të shëndosha ndërmjet kolegëve.

 

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top