Tregoni kujdes ndaj integratorëve vitaminikë: nëse i merrni në mënyrën e gabuar, ato mund t’ju dëmtojnë. Ky është rezultati i një studimi nga “University of Eastern Finland”, i botuar në revistën “Archives of Internal Medicine”.
Marrja e tepërt e vitaminave dhe integratorëve mineralë – mes të cilave multivitaminat, vitamina B6 dhe acidi folik, si dhe mineralet si hekur, magnez, zink e bakër – lidhet me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë, sidomos te femrat në moshë të thyer.
Shumë i dëmshëm është hekuri, i cili shton rrezikun e vdekjes me 2.4%. Rezultatet janë të ndryshme në rastin e kalciumit, i cili ka një rrezik më të ulët të vdekshmërisë.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.