Këshilla & Arsye

May 4, 2018 | 9:37

Mërzitje, letargji te gratë e moshave të mesme… A drejtohet jeta juaj nga hormonet e burrit?

Luhatjet e humorit kanë qenë të shumta këtë muaj dhe gjithashtu shumë të lodhur, pa përjashtuar edhe debatet dhe zënkat në familje. Kur ju keni një ditë të keqe thjeshtësia e jetës të duket një barrë e pakapërcyeshme.

Duke pasur parasysh moshën 45 vjeç, mund të mendoni se fajin për të gjithë këtë e kanë hormonet e moshës së mesme. Por nuk jam unë ajo që trembet; është partneri im Jo, 53 vjeç.

Ai ha mirë, ushtrohet rregullisht dhe nuk ka vese, përveç gotës me  verë të kuqe të mirë. E megjithatë ai duket kaq i lodhur, i shqetësuar dhe zgjohet vonë.

Bisedat e fshehta me mikeshat zbulojnë tregime të ngjashme me energji të ulët, pasiguri dhe netë pa gjumë në meshkujt e tyre të moshës së mesme.

Mund të jetë – guxoj të them nën zë- menopauza mashkullore?

Disa hulumtime të huaja në internet, ndërsa Jo shikon televizor, konfirmojnë atë që dyshoj: ai është po aq shumë, sa unë, nën ndikimin e ndryshimeve hormonale të moshës së mesme.

Disa burra, si gratë, madje kërkojnë HRT (ku hormoni që zëvendësohet është, sigurisht, testosteroni). Me përkufizimin e NHS, menopauza mashkullore (e njohur edhe si dhe andropauzë mashkullore) është përdorur për të shpjeguar një grup të simptomave të jetës së mesme që zakonisht përjetohen nga burrat.

Këto mund të përfshijnë ndryshimet në humor dhe nervozizëm, humbjen e masës së muskujve dhe rënie të fuqisë për t’u ushtruar, mungesën e përgjithshme të entuziazmit apo të energjisë dhe përqendrim të dobët.

Simptoma të tjera të andropauzës mund të jenë vështirësia e gjumit, humbja e dëshirës seksuale dhe rishpërndarja e yndyrës që shfaqet në një stomak të madh.

Rënia e niveleve të testosteronit mund të jetë për t’u fajësuar, por faktorët e jetesës gjithashtu mund të kenë një ndikim të madh tek njerëzit e moshës së tij, veçanërisht në stres, depresion dhe ankth.

Sasitë e larta të kortizolit të hormoneve të stresit, mund të shkaktojnë reduktim të testosteronit, i cili, nga ana tjetër, ndikon në nivelet e energjisë dhe epshit.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top