Në fokus

October 4, 2018 | 11:12

Psikologia: “T’i japësh fëmijës një smartphone, është si t’i japësh një gram kokainë”

Në një shkrim të publikuar në fidelityhouse.eu, më bëri përshtypje ky shkrim, që natyrisht është një problem i një rëndësie të veçantë edhe në Shqipëri. Vetëm para dy ditësh, në takimin me prindër në një prej gjimnazeve të Tiranës, u vu si theks pikërisht kjo trajtesë. Adoleshenca është periudha më delikate në shkëputjen moshore nga fëmijë në një i rritur. E pikërisht kjo moshë kërkon më shumë vëmendje për t’i mbajtur larg veseve që e dëmtojnë pjekurinë e tyre.

6

Mandy Saligari është psikologe dhe eksperte për varësitë dhe ka shprehur indinjatën e saj duke bërë thirrje paralajmëruese për të gjithë prindërit. Ajo u kërkon atyre të mos u japin fëmijëve smartfonë dhe tableta, pasi aplikacionet e mediave sociale mund të jenë po aq të rrezikshme sa alkooli dhe droga për fëmijët dhe adoleshentët. Edhe nëse një smartfone mund të duket si një pajisje e padëmshme për fëmijën tuaj, duke kaluar mesazhe me miqtë në aplikacione si Snapchat, Facebook, Instagram dhe Tumblr, kjo gjithashtu mund të bëhet një varësi.

Sipas statistikave më të fundit të mbikëqyrësve të komunikimit, Ofcom, më shumë se katër prindër në 10 fëmijë 12-15 vjeç, kanë vështirësi në kontrollin e kohës, që fëmijët e tyre humbasin para një smartfone që është e frikësuese. Ekspertët thonë se sexting (praktika e ndarjes së imazheve gjysmë të zhveshur dhe të zhveshur në internet) po bëhet një normë për trembëdhjetëvjeçarët.

2“Gjithmonë u them njerëzve, kur i jepni fëmijës tuaj një tabletë apo një telefon, në të vërtetë jeni duke i dhënë një shishe verë ose një gram kokainë”.

Specialistja e klinikës së rehabilitimit në Harley Street, Mandy Saligari, e ka dhënë këtë deklaratë në një konferencë për “Zhvillimi i adoleshencës” mbajtur në “Highgate Junior School” në Londër.

“Me të vërtetë e ke ndërmend t’i lësh vetëm apo t’i lësh të bëjnë gjithçka? Përse të mos tregojmë më shumë vëmendje për gjëra të tilla po kaq të dëmshme si alkooli apo droga që ndikojnë në impulset cerebrale?”.

Ekspertja e prindërve dhe e marrëdhënieve ka thënë se ka një shtim të ndjeshëm të 16-20 vjeçarëve që kërkojnë trajtim për varësinë nga teknologjia digjitale, aktualisht duke përfaqësuar dy të tretat e pacientëve të saj, ndërsa e treta e mbetur përbëhet nga vajzat 13-14 vjeçare, të cilat rregullisht i dërgojnë fotot lakuriqësie të vetes njerëzve të panjohur përmes pajisjeve të tyre mobile dhe e konsiderojnë këtë sjellje si  plotësisht normale.

5

“Nëse fëmijëve u mësohet respekti për veten, ka pak gjasa që të shfrytëzohen në këtë mënyrë”, ka theksuar Mandy Saligari. “Është çështje respekti për veten dhe është një problem identiteti”.

Një pjesë e arsyes për këtë prirje vjen nga fakti që prindërit e stresuar mund t’i japin fëmijëve tabletë dhe smartfonë për t’u argëtuar, kurse në gjeneratat e shkuara, fëmijëve u jepeshin lodra apo i bëhej vend para televizionit. Sipas Ofcom, kjo ka bërë që fëmijët e moshave 3-4 në Britaninë e Madhe të konsumojmë mesatarisht 6,5 orë kohë në internet në javë.

1Ekspertët arsimorë dhe psikologjikë në konferencë deklaruan se prindërit duhet të rrisin dhe ta bëjnë kohën e gjumit një prioritet për fëmijët dhe adoleshentët dhe si të dy prindërit ashtu edhe shkollat duhet të imponojnë afate kohore të caktuara në ditën kur fëmijët nuk mund të përdorin pajisje të lëvizshme. “T’i bindësh adoleshentët për të braktisur telefonin e tyre është diçka shumë e komplikuar. Për ta është një dorë e tretë, por unë nuk mendoj se është e pamundur. Shkollat që u kërkojnë të rinjve të kalojnë kohë larg telefonit të tyre janë fantastike. Nëse arrini t’i shihni me kalimin e kohës problemet, ju mund t’i mësoni fëmijët tuaj të vetëdisiplinohen “, përfundoi mjekja.

Përgatiti Orjona TRESA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top