Dëshmi

July 12, 2018 | 9:07

Mesazhi i modeles bukuroshe me sindromën Down, si arriti Madeline të fitojë vetëbesimin

Në vitin 2015, Madeline Stuart u bë e para e rritur me sindromin Down që ka hyrë në botën e modës. Me këtë rast, sytë e të gjithë botës u kthyen tek ajo, kur e panë të ngjitej në pasarelë gjatë javës së modës në Nju Jork, në Shtetet e Bashkuara.

Ëndrra e vajzës

“Mami, unë, modele”, këtë dëshirë vajza e re ia shprehu të ëmës pak më shumë se 4 vjet më parë dhe nëna e saj, në vend që ta merrte atë si një shaka të thjeshtë, u përpoq që të përmbushte ëndrrën e vajzës së saj. Gjatë tre viteve që nga momenti i shprehjes së dëshirës së Madeline, ajo ka punuar për trupin dhe shëndetin e saj, duke bërë ndryshimet e nevojshme dhe arriti të humbasë 25 kg.

Qëllimi u arrit

Sot, vajza shpenzon çdo ditë më shumë se një orë në pishinë dhe gjithashtu ka ndryshuar regjimin e saj ushqimor. Qëllimi i saj i vërtetë nuk ishte humbja e peshës për t’u bërë modele, por për të patur nxitje për një mënyrë jetese më të shëndetshme.

Deklarata e modeles

“Janë bërë pothuajse tre vjet që unë ndjek këtë program. Ndihem mirë, zemra është më e shëndetshme se kurrë dhe në vizitën time të fundit doktori tha se gjithçka po shkonte shumë mirë. Duket se kurrë nuk do të duhet t’i nënshtrohem një operacioni në zemër, nëse vazhdoj të kujdesem në këtë mënyrë për shëndeti tim. Për ata që mendojnë se e bëjë këtë për para, gabojnë. Jam shumë e lumtur me rezultatet.”

Koleksionimi i rrobave

Njëkohësisht gjatë këtyre viteve vajza është angazhuar për të krijuar koleksionin e saj të rrobave. I quajtur “21 arsye pse”, i referohet kromozomit 21, i cili është shenjë dalluese e sindromës Down.

Koleksionimi i tyre nisi në të njëjtin vend ku dy vjet më parë ajo kishte debutuar si një modele.

 

Burimi / vocedelweb.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com