Këshilla & Arsye

July 12, 2018 | 8:10

Nga Besarta Taçi: Trupi flet, mësohuni ta dëgjoni!

Stresi dhe emocionet negative shprehen nëpërmjet trupit. Çdo qëlizë e trupit tonë favorizon në përkeqësimin e sëmundjes apo përshpejtimin e shërimit. Ndryshimin e bën mënyra se si ne reagojmë ndaj një eventi të paparashikueshëm.

Dr.Besarta Taçi Psikologe klinike, Psikoseksologe, Psikotraumatologe EMDR

Dr.Besarta Taçi
Psikologe klinike, Psikoseksologe, Psikotraumatologe EMDR

Një mënyrë përballuese e stresit të tipit mbytës favorizon zhvillimin e sëmundjeve si kanceri, i lidhur ngushtë me hormonin e kortisolit (hormoni i stresit) dhe shtypjen e funksionit imunitar.

Të mos shprehim emocionet tona dhe të jetojmë në sfondin e afeksioneve negative, krijon në trupin tonë mundësinë e zhvillimit të një indeksi biologjik të lartë, me infeksione dhe mukoza të prodhuara lirshëm nga organizmi ynë.

trupi

Trupi shprehet, kujdesuni për të!

Por, nëse limitoheni duke kërkuar vetëm zhdukjen e simptomave me pirjen e ndonjë ilaçi, nuk mund të shpresoni në: përjetimin direkt të emocioneve pozitive; ndjesive të mirëqenies dhe dëshira për të përballur në mënyrë efikase çdo event të paimagjinueshëm të jetës tuaj.

ascolto-sentire

Për t’i arritur të gjitha këto, shërben diçka ndryshe, një lloj marrëdhënieje specifike, e përbërë nga një angazhim i lartë, vendosmëri dhe besim reciprok. Kjo marrëdhënie është e karakterizuar nga objektivi i përbashkët, për të arritur gradacione më të larta mirëqenieje dhe quhet: Marrëdhënia Terapeutike!

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com