FB

May 1, 2021 | 8:10

Mesazhi i Ringjalljes: ekziston gjithnjë shpresa që buron nga kalimi ynë te “pranvera” mendore

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Gëzuar Ringjalljen! Nuk është rastësi që kremtimi i Pashkëve përkon me Pranverën, kur natyra zgjohet nga letargjia e saj dhe hyn në periudhën e pjellorisë dhe euforisë. Dhimbja, pasioni, tradhëtitë, tundimet, iluzionet, lidhjet, zhgënjimet, vështirësitë, vdekja është peizazhi ynë psikologjik ose ndryshe “letargjia” jonë që kalojmë disa herë në jetë.

1

Mesazhi i Ringjalljes vjen për të na kujtuar, që pavarësisht nga vështirësitë, fatkeqësitë, madje edhe vdekja përreth nesh, gjithnjë ekziston shpresa që buron nga kalimi ynë te “pranvera” mendore, një proces që kërkon kohë, përpjekje, qëllime të sinqerta dhe, mbi të gjitha, guxim për të marrë përgjegjësi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top