Këshilla & Arsye

December 15, 2017 | 12:29

Meshkujt ankohen më shumë se femrat kur sëmuren, por shkenca u jep të drejtë

Anglezët e kanë emërtuar shprehjen “gripi i burrave”, për të treguar ekzagjerimet që bëhen kur kalojmë një rrufë, por studimet e fundit kanadeze kanë treguar se fenomeni mund të jetë i vërtetë. Revista “Bmj” e cila merret kryesisht me kërkime “jashtë skemës normale”, ka publikuar një eksperiment që është bërë tek minjtë, ku është parë se testosteroni frenon përgjigjen imunitare të trupit tek meshkujt, ndërsa tek femrat ai shërben si katalizator.

Me pak fjalë eksperimentet kanë treguar se qelizat mashkullore dhe ato femërore sillen krejt ndryshe për t’iu kundërpërgjigjur virusit të gripit.

“Kërkimet e  bëra në Usa, -nënvizon autorja Kile Sue e “Memorial University of Newfoundland”, – tregojnë se burrat kanë një përqindje vdekjeje më të lartë nga gripi në krahasim me gratë. Ndërkohë dhe studimet e kryera në Hong Kong rezultuan që meshkujt kanë një probabilitet më të lartë për t’u shtruar në spital, përsa u përket komplikacioneve që sjell gripi në krahasim me gratë”.

Autorja citon që në bazë të një sondazhi të kryer rezulton se burrave iu duhet dyfishi i kohës për të rimarrë veten nga sëmundjet virale. “Ndaj akuzat që ju është burrave për ekzagjerimin e simptomave gripale është e pavërtetë”, përfundoi Su.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top