Këshilla & Arsye

August 9, 2016 | 12:05

Meshkujt me zërin e ulët janë më joshës

Femrat joshen veçanërisht nga meshkujt që kanë një timbër të ulët të zërit, edhe pse kjo karakteristikë lidhet me meshkuj, të cilëve nuk duhet t’u besosh, pasi janë të prirur ndaj tradhtive, gënjeshtrave dhe nuk kanë dëshirë të martohen. Në këtë përfundim kanë arritur një grup studiuesish në Universitetin McMaster, i botuar në revistën “Personality and Individual Differences”. Kërkimet e studimit tregojnë se zëri i njerëzve ka evoluuar në kohë dhe ndikon në zgjedhjet seksuale dhe sentimentale. Nga të dhënat del një fakt se femrat (87 vullnetare që kanë marrë pjesë në studim) preferojnë meshkujt me zë të ulët. Edhe pse këta lloj meshkujsh nuk shquhen për besnikëri, femrat dëshirojnë të kenë një lidhje me ta, pavarësisht faktit se mund të jetë një lidhje e shkurtër dhe se ata mund t’i tradhtojnë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top