Këshilla & Arsye

August 9, 2016 | 11:26

Shenjat që jeni të dashuruar

Si mund të dini nëse ju ndjeni dashuri, apo diçka tjetër? Konsideroni gjashtë shenjat e mëposhtme për të sqaruar situatën tuaj aktuale në marrëdhënie.

1.Ju gjeni veten duke thënë “ne” më shumë se “unë” apo “mua.”

Gjuha është një dritare e fshehtë se si ju perceptoni veten në raport me të tjerët. Dashuritë kanë të ngjarë të shoqërohen me një tendencë për të përdorur përemrat në shumës.

 2.Ju jeni gati për të bërë sakrifica për personin tjetër.

3.Ju nuk mund të ndaleni duke kërkuar fytyrën e tij ose të saj.

Shikimi është një tregues i qëllimeve romantike, diferencuar midis epshit dhe dashurisë. Një studim i fundit zbuloi se në kontekstin e dashurisë, vëmendja vizuale është e drejtuar kryesisht drejt fytyrës; në kontekstin e epshit, sytë janë më shpesh të orientuar në drejtim të trupit.

4.Ju nuk “ngopeni” me personin.

Studiuesi Helen Fisher sugjeron se dashuria është një eksperiencë shumë-biokimike si narkomania, sepse dashuria intensive aktivizon sistemin e] trurit në mënyra mjaft të ngjashme me substancat adiktive.

 5.Ju vini re sa të ngjashëm jeni me këtë person.

Nëse marrëdhënia juaj po shkon drejt një dashurie afatgjatë, ju dhe partneri juaj ka më shumë gjasa të jeni të ngjashëm se sa të ndryshëm.

 6.Ju tërheqeni fizikisht

Disa njerëz mund të thonë se dashuria nuk është tërheqje seksuale, por hulumtimet konfirmojnë se dëshira seksuale dhe sjelljet seksuale rrisin afërsinë dhe intimitetin. Seksi është një mekanizëm që e mban një çift së bashku, dhe është pjesë e përvojës së dashurisë përkryer.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top