Në fokus

August 3, 2018 | 13:37

Meshkujt tremben nga femrat e zgjuara…

Meshkujt kanë frikë të përballen me femrat e zgjuara. Në këtë përfundim kanë arritur psikologët në Universitetin Buffalo në SHBA, të cilët thonë se kanë zbuluar se djemtë i konsiderojnë vajzat e zgjuara tërheqëse, por kjo ndodh vetëm në teori.

Studimi sqaron se distanca psikologjike i bën gratë inteligjente më tërheqëse. Psikologët vunë re se djemtë shpreheshin se pëlqenin vajzat e zgjuara, por kur përballen më to ata tremben. Kjo bën që meshkujt të harrojnë impaktin dhe tërheqjen e parë dhe të vendosin të largohen.

Studimet e mëparshme të tërheqjes kanë treguar se afërsia e bën dikë më tërheqës, por analiza e psikologëve të Universitetit amerikan zbuloi të kundërtën e faktit se djemtë tërhiqen nga vajza më të zgjuara të paktën kur ata e pranojnë një gjë të tillë.

Rreth 650 persona morën pjesë në studimin amerikan. Kur djemve iu tha se do të takonin një vajzë të zgjuar ata shprehën dëshirën për ta njohur. Dhe kur u vendosën përballë ata u treguan pak të interesuar për të biseduar me të për më tepër kur ajo mbizotëronte.

Psikologët nënvizuan se djemtë që ndërvepronin me një vajzë më të zgjuar e ndjenin veten më inferior gjë e cila ndikonte edhe në sjelljen e tyre, të mos e konsideronin tërheqëse një vajzë të zgjuar sikundër pretendonin para eksperimentit.

Shkëputja shpjegojnë ekspertët mund të jetë midis asaj se si ndihen kur ka ‘distancë psikologjike’ dhe si ndihen ata në situatat ku bëhet ‘krahasimi shoqëror’.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top