Dëshmi

August 8, 2018 | 14:11

Mësim për jetën / 10-vjeçari rrihte shokët dhe nuk e dëgjonte nënën, vendimi i saj solli kthesën

Sean është një djalë me shumë probleme në sjellje, aq sa, shpesh, si formë argëtimi ka ngacmimin e shokëve dhe fyerjen e tyre.

Nëna e tij, Chiquita Hills, ka rrëfyer se erdhi një pikë që ajo nuk mund të bënte dot asgjë, dhe mori një vendim që do të përmirësonte situatën.

Kështu, një ditë, ajo thirri policinë për t’i kërkuar ndihmë. Të befasuar, policët e pranuan kërkesën e gruas dhe organizuan një arrest të rremë për djalin 10-vjeçar.

mami

Sean ishte paralajmëruar disa herë nga nëna e tij se nëse nuk ndryshonte sjellje do të ishte e detyruar të lajmëronte policinë, por ai nuk e kishte besuar kurrë këtë gjë dhe kishte vazhduar si zakonisht me lojërat e tij. Deri kur, një ditë, policët u shfaqën me të vërtetë në derë dhe i vunë prangat djaloshit.

Për ta bërë gjithçka sa më reale, policët e ulën mbrapa në makinën e patrullës, vunë sirenën e alarmit në lëvizje dhe shkuan disa qindra metra, derisa djali kishte shpërthyer në lot nga frika.

bullo1Në çastin që iu lejua të zbriste, Sean vrapoi drejt krahëve të së ëmës dhe i premtoi se nuk do të sillej më keq. Ndërkaq, vetë nëna mbeti e habitur nga ky mësim që i dha të birit, ndërsa shumë media e kritikuan për këtë “fitore”. Përveç kësaj, Shefi i Departamentit të Policisë së Columbus, Lem Miller, tha se policia veproi pa pëlqimin e departamentit.

Çfarë mendoni për këtë mësim? Sean ishte një nga ata fëmijë të prapë, që ngacmonte dhe tallej me shokët e klasës, që i rrihte të gjithë dhe nuk arrinte të ndryshonte sjelljen e tij.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi curiosandosimpara.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top