Këshilla & Arsye

August 8, 2018 | 13:42

“Sa më bosh të jetë karroca, aq më shumë zhurmë bën”

Duke ecur me babanë tim, befas ai ndaloi në një kthesë, dhe pas një heshtjeje të shkurtër, më pyet: “Përveç këngës së harabelave, a ndjen diçka tjetër?”

arroganca

Mbylla veshët dhe pas disa sekondash iu përgjigja: “Zhurmën e një qerreje”. “E drejtë, – më tha ai. – Është një karrocë bosh, nëse nuk e ke vënë re akoma?” Dhe vazhdoi me përgjigjen e tij: “Është e lehtë të kuptohet kur një karrocë është e zbrazët, që nga çasti që sa më shumë të jetë bosh, aq më shumë bën zhurmë”.

Edhe sot që jam një i rritur, kur shoh një person që flet shumë, që ndërpret bisedën e të tjerëve dhe ndërhyn, mburret me talentet që mendon se ka, është arrogant dhe mendon se mund të bëjë gjithçka pa ndihmën e të tjerëve, më bëhet të dëgjoj zërin e babait tim që thotë: “Sa më bosh të jetë karroca, aq më shumë zhurmë bën”.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi WEB

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top