FB

August 4, 2021 | 8:40

Mësimet e Diolës / Këputja nga vapa dhe goditja nga dielli, shenjat si t’i dalloni?

Jemi duke përjetuar debulesë, mbilodhje dhe dehidratim për shkak të ditëve me temperatura të larta që po kalojmë. Por si t’i dallojmë shenjat?

Shenjat e këputjes nga vapa janë:

  • Frymëmarrja është e shpejtë dhe e dobët
  • Marrje mendsh
  • Goja është e thatë, keni djersitje të tepërt
  • Këputje dhe dhimbje koke
  • Zbehje e ngjyrës së lëkurës
  • Pulsi është i shpejtë dhe i dobët
  • Lëkura në prekje është e lagësht dhe e ftohtë
  • Mbilodhje, të vjella, si dhe të përziera

Shenjat e goditjes nga dielli janë: 

  • Marrje mendsh
  • Temperaturë e lartë e trupit (mbi 39 gradë celsius)
  • Dhimbje koke
  • Mungesë djersitje
  • Të përziera
  • Pulsi i shpejtë dhe i fortë
  • Lëkurë e kuqe e skuqur e cila është e nxehtë dhe e thatë (në të prekur).
  • Debulesë e fortë trupore

Disa rregulla që ndihmojnë për të mbrojtur shëndetin:

  • Mos dilni nga shtëpia gjatë orëve të nxehta dhe mbroni dritaret nga dielli.
  • Pini një deri në dy litra ujë në ditë, lëngje frutash etj.
  • Konsumoni ushqime të lehta të ndara në porcione.
  • Konsumoni fruta të bollshme dhe perime të freskëta.
  • Freskoni dhomat me ventilatorë apo kondicionerë, me temperaturë jo poshtë 25° C.
  • Ajrosni makinën që është për një kohë të gjatë në diell, duke hapur dyert dhe ndizni kondicioner para se të lëvizni me të.
  • Përdorni pajisjet e ruajtjes nga dielli dhe mos i lini fëmijët vetëm në makina.
  • Bëni banja dhe dushe, por jo nën temperaturat 25° C.
  • Ruani ilaçet nga burimet e nxehtësisë dhe rrezet e drejtpërdrejta të diellit.
  • Ruani në frigorifer të gjitha ilaçet që kërkojnë temperatura jo më të larta se 25-30° C dhe të gjitha shishet e shurupeve apo ilaçet me pika, të cilat sapo janë hapur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top