Në fokus

September 14, 2020 | 8:02

Mësimet e Maria Montessorit për shkollën post-Covid

Mësimet e Maria Montessori për shkollën post-Covid. Ka shumë diskutime rreth numrave, maskave dhe tavolinave, por pak rreth përmbajtjes dhe metodave. Çfarë mund të mësojmë nga Maria Montessori? 

150 vjet pas lindjes së saj, Maria Montessori ka ende shumë për të na mësuar, veçanërisht tani që po i afrohemi fillimit të një viti shkollor ndryshe. Pas muajsh mbyllje të shkollës për shkak të pandemisë, ka shumë diskutime rreth numrave, maskave dhe tavolinave, por pak rreth përmbajtjes dhe metodave. Çfarë mund të mësojmë nga Maria Montessori?

Thyerja e formës dhe përqafimi i sfidave

Gjëja e parë që mund të mësojmë nga Maria Montessori është guximi për t’u përballur me sfidat që na paraqet jeta. Ajo lindi në 1870 dhe ndoqi një shkollë teknike dhe më pas u diplomua në Neuropsikiatri, një revolucion për atë kohë. Sot shembulli i saj na fton të mos paralizohemi nga frika përpara situatës së pasigurisë së krijuar nga pandemia, por të punojmë më tepër për të siguruar që fëmijët, djemtë dhe vajzat tanë të mos privohen nga e drejta për të mësuar. Shkolla post-Covid nuk do të jetë më e njëjta dhe kjo ngre shumë pikëpyetje, por ndryshimi nuk duhet të përjetohet vetëm përsa i përket kufizimeve që duhen respektuar, por edhe si një mundësi për rinovim.

Përgjegjësia dhe autonomia: “Fëmija është mësuesi”

Siç thuhet në titullin e biografisë të shkruar nga Cristina De Stefano, për Maria Montessori “fëmija është mësues”. Gjithkush ka rrugën e vet individuale të të mësuarit dhe sfida e shkollës është të dijë se si t’i shoqërojë ata në këtë udhëtim zbulimi, duke u dhënë atyre mjetet për të zhvilluar potencialin e tyre. Mësimi tradicional shumë shpesh penalizon krijimtarinë, duke harruar që të gjithë mësojnë me mënyrat dhe kohët e tyre, duke eksperimentuar dhe luajtur.

Sidoqoftë, pandemia e Covid-19, me pasojë mbylljen e shkollave, na ka mësuar të gjejmë mënyra alternative të mësimdhënies dhe ajo dixhitale ka provuar të jetë një ndihmë thelbësore.

Një mundësi për të përtërirë mësimdhënien

Shkollat post-Covid, nuk duhet të rivendosin modelin e mëparshëm sikur të mos kishte ndodhur asgjë, por të pasurojnë ato që kanë mësuar këto muaj. Mundësia e shfrytëzimit të teknologjisë, siç tregohet nga Udhëzimet e fundit të Ministrisë, bën të mundur angazhimin dhe përfshirjen e të gjithë studentëve me përmbajtje dhe mjete inovative, duke i kushtuar vëmendje nevojave arsimore të gjithsecilit, duke rritur diversitetin dhe veçoritë e secilit prej tyre.

 

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top