Këshilla & Arsye

September 14, 2020 | 8:04

Lira Gjika / Prindër dhe mësues! Kuptojini dhe jepuni të drejtë fëmijëve që shkojnë për herë të parë në shkollë

Kjo e hënë është një ditë e madhe, për fëmijët, që shkojnë për herë të parë në shkollë. Kjo është dita, që mezi e kanë pritur dhe tani, që është afruar, provokon shumë ankth dhe hutim njëherësh. Fëmijët që shkojnë në klasë të parë, janë ankthioz e të hutuarit, sepse përjetojnë disa ndryshime: fillimin e shkollës, njohjen me mësuesen dhe shokët e rinj.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

A do ta mbaj mend mësuesja? A do të dijë ti thotë gjërat si i do mësuesja? Po detyrat çfarë janë, a do të dijë ti bëjë vetë? Po ata fëmijët e tjerë a do ti ketë shokë, apo do të jenë të çuditshëm? Të gjitha këto pyetje dhe pikpyetje krijojnë një gjëndje, që nuk është e lehtë të përballohet.

Prindër! Mësues! Qetësojini duke i treguar se i kuptoni dhe jepuni të drejtë, pasi edhe ju kur ishit si ata dhe shkuat në shkollë, provuat të njëjtën gjë. Ju tashmë të rritur, do të jeni bashkë me ta për t’i sigurar se nuk janë vetëm dhe për ti nxitur të besojnë te vetja, se janë po aq të zot sa ju, që e keni mbaruar shkollën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top