FB

June 1, 2023 | 8:25

Mësojini fëmijët tuaj të jenë të mirë dhe bujarë…

 

Mësojini fëmijët tuaj të jenë të mirë dhe bujarë, të ndihmojnë, të qëndrojnë me më të dobëtit, por mësojini edhe rëndësinë e mbrojtjes së vetvetes, forconi ato mure – ato të patretshme – që të mos shemben, rrënohen para sulmeve të jetës dhe të durojnë stuhitë, madje edhe ato më të vështira.

f

Tregoju atyre që kanë rëndësi!

Thuaju se ata nuk janë superiorë ndaj të tjerëve, por as inferiorë.

Thuaj se kur të kenë bërë gjithçka që munden, me ndërgjegje dhe vullnet të mirë, pjesa tjetër do të jetë në duart e kohës, Zotit, ose rrjedhës së ngjarjeve.

Thuaju të mos ndalojnë së ëndërruari, qoftë edhe me këmbë në tokë. Më shumë se çdo gjë tjetër, thuajini se i doni, në çdo rrethanë dhe se janë të çmuar njerëzisht, se është detyra e tyre të kujdesen për veten dhe të mos lejojnë askënd të shkelë mbi shpirtin e tyre.

Forcoji ata në shpirt dhe ata do të jenë gjithashtu në mish. Dhe kur i rekomandoni “mos u pispillosni” bëjeni për shpirtin dhe jo për fustanin…

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top