Të rritur, prindër edukatorë mësues, mësojini fëmijëve se çfarë është vetëkontrolli. Tregojini se, edhe pse është e vështirë, pasi të pengon në plotësimin e dëshirës në çast, të ndihmon të njohësh, duash e vlerësosh veten në të ardhmen.
Vetëkontrolli të ndihmon të realizosh veten siç dëshiron.
Vetëkontrolli është një veti që duhet zhvilluar me shumë kujdes dhe roli i të rriturit është shumë i rëndësishëm.
I rrituri jo vetëm që është modeli për të parriturin, por edhe nxitësi i vetëkontrollit si frikë nga tjetri apo vlerësim nëpërmjet empatisë për të ardhmen si i rritur.
Ky këndvështrim sipas studimeve, e ndihmon fëmijën më shumë se çdo gjë tjetër.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.