Marrëdhënie

November 27, 2017 | 9:09

Abuzimi ka shumë ‘fytyra’: 6 shenja si ta njohim

Abuzimi ka shumë 'fytyra': 6 shenja si ta njohin atë

Për shumë njerëz, abuzimi identifikohet me dhunë fizike. Por nuk është vetëm ajo. Abuzimi ka shumë fytyra dhe këto janë 6 shenja për ta njohur, në një marrëdhënie.

Dhuna verbale / psikologjike

“Gjuha kocka s’ka, por kocka bluan”. Fjalët mund të bëhen të rënda dhe të dëmshme.

Xhelozi

Gruaja humbet privatësinë e saj, është vazhdimisht nën vëzhgimin e partnerit, ndërsa keqkuptimet mund të lindin lehtë dhe situata të dalë jashtë kontrollit. Për shkak të xhelozisë, abuzimi mund të marrë formën verbale / psikologjike dhe, në shumë raste, fizike.

Tmerr

Frika është një formë abuzimi. Në fund të fundit, kjo frikë i bën shumë gra të heshtin dhe të mbeten në një marrëdhënie toksike.

Abuzimi seksual

Çdo veprim i një natyre seksuale, pavarësisht nga vullneti i gruas, është abuzim. Në fakt, gjërat bëhen të ndërlikuara kur abuzimi seksual ndodh brenda një martese. Gruaja, kur ka fëmijë, është e heshtur ndërsa përpiqet të justifikojë burrin e saj.

Izolim

Abuzuesi dëshiron të ketë kontroll të plotë mbi viktimën, të dominojë atë, të ketë ekskluzivitet. Dhe mënyra për ta arritur këtë është izolimi i viktimës nga bota e jashtme.

Dhuna ekonomike

Në këtë rast, abuzuesi kërkon dhe ka nën kontroll të plotë gruan ekonomikisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top