Thënie

August 26, 2020 | 8:00

THËNIE / Duhet të mësojmë t’u tregojmë njerëzve kur na ndryshon jeta

 

Ti qëndron në një vend, ajo në një tjetër – ndoshta larg, mbase në anën tjetër të botës – dhe prapë ajo ju gjen, ju gjen dhe ju buzëqesh, ju gjen, ju buzëqesh dhe ju flet, ju gjen, ju buzëqesh, ju flet e ju ndryshon jetën.

Dhe ti qëndron aty pak e hutuar për ta lënë magjinë të funksionojë, sepse në fund të fundit nëse dikush ndryshon jetën tuaj është sepse keni dashur edhe ju.

“Më ndryshove jetën”… do të duhet t’ua themi vërtet njerëzve kur jeta na ndryshon, pa filtra, pa rregulla, pa sjellje të mira.

“Ti ndryshove jetën time!”… pa turp, pa dashur të shfaqni versionin më të mirë të vetes.

“Ti ndryshove jetën time!”… pa sarkazëm, pa melankoli, pa kritere.

“Ti ndryshove jetën time!”… sepse vjen një moment që nëse nuk ndryshojmë vetë, jeta na dërgon një person. Dhe atëherë do të duhet që të mësojmë së falënderuari, sepse të gjesh njerëz që të ndryshojnë jetën është një dhuratë.

“Ti ndryshove jetën time!”…

Faleminderit!

Të lutem!

Jo, faleminderit!

Të lutem, seriozisht?

Mund të ndryshoj?

Më ofron një pije?

Të ndryshosh seriozisht.

Më ofro një pije.

Mund të bëj më mirën.

Për shembull?

Ndryshoni edhe jetën tuaj!

Mary G. Baccaglini, shkrimtare italiane

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top