FB

March 7, 2024 | 6:15

Mësuesi që mbeti i habitur: “T’u jepet më shumë vëmendje fëmijëve!”

Një mësues në Alabama gjatë përvojës së tij, pati mësuar diçka shumë me vlerë nga mirësjellja e një nxënëseje.

Price Lawrence i cili jep mësim në një shkollë fillore ka shkruar në Facebook se nxënësit e tij kishin vënë re se diçka nuk është në rregull me të.

Kur e kanë pyetur përse ka munguar, ai iu ka treguar se gjatë fundjavës i kishte vdekur babai i gruas, ndërsa tani po merakoset për gruan.

“Të gjithë më thanë që po iu vinte keq dhe vazhduam punën”, ka shkruar ai.

Kur ka përfunduar ora e mësimit dhe nxënësit kanë dalë jashtë, një vajzë i është afruar dhe i ka lënë diçka në duar.

Më tha: “Kjo është për gruan tënde. E di që ka kushtuar shumë kur babi im vdiq dhe unë sot nuk ha asnjëherë akullore”, tregoi ai.

Vajza i ka lënë 75 cent dhe letrën në të cilën i ka shkruar: “ Zotëri Lawrence, më vjen keq.”

“Do të doja që bota t’i jepte më shumë vëmendje fëmijëve, do të mësonim shumë nga ata”, ka përfunduar shkrimin në Facebook Lawrence, post i cili mori një shpërndarje të madhe në rrjet.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top