Mirëqenie

May 21, 2019 | 10:09

Metoda më e lehtë për të luftuar depresionin

Falë një studimi të kryer nga Universiteti i Rutgers (New Jersey), ekspertët kanë gjetur një zgjidhje për të luftuar depresionin dhe simptomat e tij.

Aktualisht depresioni është një nga sëmundjet më serioze dhe konsiderohet epidemi. Ai shkakton ndjenja të dëshpërimit dhe braktisjes, lodhje duke rezultuar në mungesë të energjisë dhe më shumë simptoma të tjera si: urrejtja dhe fajësia.

Luftimi i depresionit nuk është fare i lehtë, është një sëmundje që përfshin sferën emocionale dhe njohëse të një personi. Nëse dyshoni se jeni në depresion, këshillohet që të konsultoheni me një ekspert, si psikiatër. Në rastet më serioze, zgjidhja për trajtimin e sëmundjes është marrja e disa ilaçeve.

Në vend të kësaj, nëse vuani nga një formë më e lehtë, mund të përpiqeni ta luftoni depresionin me një metodë të natyrshme. Ekspertët kanë rënë dakord që meditimi sjell shumë përfitime për trurin. Një nga këto është një përmirësim në lidhje me depresionin.

Në fakt, meditimi lëshon endorfina dhe substanca të tjera që tentojnë të përmirësojnë disponimin, japin energji dhe në përgjithësi e bëjnë personin të ndihet shumë më mirë për veten e tij.

Hulumtimi

Studiuesit analizuan një numër të konsiderueshëm njerëzish që meditonin 30 minuta disa herë në javë. Gjatë stërvitjes u kërkua të përqendroheshin tek frymëmarrje nëse shqetësoheshin nga mendimet për të kaluarën ose të ardhmen. Në fund të studimit pjesëmarrësit kishin 40% më pak simptoma të depresionit dhe më pak shqetësime.

“Ne e dimë se këto terapi mund të praktikohen gjatë gjithë jetës dhe do të jenë efektive në përmirësimin e shëndetit mendor dhe njohës”, tha në një deklaratë, Brandon Alderman, profesor i asociuar në Universitetin Rutgers dhe autori kryesor i studimit.

Është e rëndësishme të mbani mend se secili person është i ndryshëm dhe është mirë të ndiqen këshillat e mjekut, i cili ka studiuar dhe është ekspert kryesor në këtë fushë. Ky është një ushtrim i thjeshtë që nuk kërkon shpenzime parash apo kohe. Pra, kushdo që mendon ta provojë atë, nuk do të ketë asgjë për të humbur.

Ndërprerja e ilaçeve pa këshillën e mjekut është një gabim serioz. Për më tepër, duke kombinuar këtë ushtrim të thjeshtë me marrjen e ilaçeve (nëse ato janë të përshkruara) mund të sjellin përfitimet e dëshiruara.

 

 

Burimi / ognigiornomagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top