Në fokus

May 21, 2019 | 10:37

Përqafimet, forma më e bukur dhe më e shëndetshme e komunikimit

Përqafimi është një mënyrë përmes së cilës shprehet dashuria, frika, admirimi, pikëllimi, kënaqësia, lumturia dhe është mënyrë për t’u lidhur më thellë me një qenie tjetër njerëzore dhe për të treguar mëshirë, kujdes dhe komfort.

Virginia Satir, një terapiste e njohur familjare, thotë se neve na nevojiten 4 përqafime në ditë për të mbijetuar, 8 për mirëmbajtje dhe 12 përqafime në ditë për t’u rritur e pjekur. Përqafimet janë vitale për shëndetin dhe mirëqenien tonë, madje edhe shkenca e ka konfirmuar këtë.

Duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim disa arsye se përse është mirë të pranoni dhe dhuroni sa më shumë përqafime që mundeni në ditë:

  • Përqafimet forcojnë sistemin imunitar
  • Përqafimet ndihmojnë dikë që është duke vuajtur, ia lehtëson dhimbjet dhe e ndihmojnë të tejkalojë torturën emocionale
  • Përqafimi zvogëlon nivelet e stresit
  • Përqafimi relakson muskujt, lehtëson dhimbjen, etj.
  • Përqafimet zvogëlojnë frikën dhe ankthin
  • Përqafimet rrisin disponimin dhe nivelet e hormonit të dashurisë – oksitoksinës.

Këto janë vetëm disa prej përfitimeve të shumta që sjell përqafimi. Prandaj, filloni t’i shijoni përqafimet më shumë se asnjëherë më parë, pasi janë mënyra më e thjeshtë dhe më e ngrohtë për t’u ndjerë të lumtur, për t’u lidhur me njerëzit dhe për të shprehur emocionet e vërteta.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top