Mirëqenie

November 8, 2019 | 8:25

Metodat më të mira për të qetësuar diarrenë në shtëpi

Nëse vuani nga diarreja, ka disa mënyra për t’u qetësuar dhe për të përmirësuar gjendjen tuaj, pa qenë nevoja të shkoni në spital. Ka zgjidhje që arrihen edhe në shtëpi.

Merrni ilaçe qetësuese

Nëse keni diarre, me siguri ndjeni një gjendje parehatie të përgjithshme. Një ilaç qetësues do t’ju ndihmonte.

Konsumoni tost, banane, oriz

Këto ushqime rekomandohen shumë për të qetësuar simptomat e një diarreje. Nuk janë vetëm këshillat e mamit, por të vërtetuara shkencërisht.

Shmangni bulmetin dhe të skuqurat

Nëse nuk mund të hani ushqimet e sipërpërmenduara, të paktën eliminoni të skuqurat dhe bulmetin, sepse përkeqësojnë gjendjen.

Pini ujë

Kur keni diarre, ju humbisni shumë lëngje dhe është shumë e rëndësishme të qëndroni të hidratuar. Konsumoni sa më shumë lëngje, por kujdes jo alkool, jo pije me sheqer.

Konsumoni të kripura

Ekspertët thonë se konsumi i ushqimeve të kripura ju ndihmon kur keni diarre, por kini kujdes nëse vuani nga tensioni i lartë.

Konsideroni marrjen e probiotikëve

Për shkak të diarresë ju humbni shumë prej baktereve të dobishme të zorrës, prandaj shtimi i tyre në formë suplementi nuk do të ishte një ide e keqe.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top