Në fokus

November 8, 2019 | 8:29

Paraja mund të blejë lumturinë, nëse di si ta përdorësh

Kërkuesit në Universitetin e Kembrixhit në një studim të publikuar, arritën në përfundimin se paratë mund të blejnë lumturinë me të vërtetë. Por sekreti, që ata gjetën, nuk është se sa para keni, por ajo që ju bëni me paratë që keni.

Sandra Matz dhe kolegët e saj analizuan afër 77,000 transaksionet financiare të plotësuara nga 625 konsumatorë në Britaninë e Madhe gjatë gjashtë muajve. Transaksionet janë organizuar në 59 kategori që përkojnë me tipare të ndryshme të personalitetit.

1Në përgjithësi, njerëzit shpenzojnë paratë e tyre në mënyra që janë në përputhje me personalitetet e tyre.

Për shembull, njerëzit e hapur  shpenzuan rreth 60 $ më shumë në vit në bare se njerëzit e mbyllur. Dhe njerëzit që ishin të ndërgjegjshëm për shëndetin e tyre shpenzuan rreth 140 $ në vit më shumë për shëndetin dhe palestërën se njerëzit që ishin më pak të shqetësuar për shëndetin.

Shpesh ne vetëm të blejmë gjëra që miqtë tanë kanë. Ajo që ne duhet të bëjmë në vend të kësaj është të pyesim veten nëse shpenzojmë paratë në një produkt të caktuar, që na ndihmon për jetesën që duam.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top