Këshilla & Arsye

December 25, 2017 | 10:53

Metodat për fitimin dhe zhvillimin e besimit

Vetëbesimi është një pjesë e rëndësishme e jetës. Një koncept që lidhet drejtpërdrejt me vetëvlerësimin. Mënyra si e shikoni veten formon vetëbesimin tuaj, sa i vlefshëm ndjeheni. Kjo gjithashtu ndikon në vendimet që merrni në jetë, në zgjedhjet që bëni dhe në procesin tuaj të realizimit të vetes. Pra së pari ju duhet të bëni paqe dhe të doni veten për të zhvilluar vetëbesim ! Dhe pastaj duhet të jeni të gatshëm të merrni rreziqe për të realizuar qëllimet tuaja personale dhe profesionale, duhet të besoni në të ardhmen e mirë.

1

 

Si të fitosh vetëbesim

  1. Merrni kohë të lirë për të bërë atë që dëshironi.
  2. Mundohuni të shpenzoni më shumë kohë me njerëz që ju bëjnë të ndiheni më mirë, dëgjoni ndjenjat tuaja, mendoni dhe kujdesuni për veten.
  3.  Vendosni qëllimet tuaja në mënyrë që të fitoni besim: Nëse vendosni qëllimet që janë të arritshme dhe punoni në këtë rrugë, ndiheni të kënaqur kur arrini qëllimin tuaj. Kjo ju lejon të zhvilloni mendime pozitive për veten tuaj. 
  4. Kujdesuni për shëndetin fizik: shëndeti mendor dhe shëndeti fizik janë të lidhura drejtpërdrejt. 
  5. Identifikoni mendimet tuaja negative dhe luftoni me ta.
  6.  Për të menduar më mirë, nganjëherë duhet t’i kujtojmë vetes cilësitë pozitive. Mund të filloni duke bërë një listë të gjërave që doni për veten tuaj.

Fitimi dhe zhvillimi i vetëbesimit është një proces. Nëse nuk ia dilni mbanë mbështetja e psikologut tuaj do të jetë e shëndetshme. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top