Këshilla & Arsye

December 25, 2017 | 11:19

Rekomandime për ata që kanë vështirësi në gjumë

Ai mendoni se keni vështirësi me gjumin? Sepse, sipas hulumtimeve të fundit, 80% e njerëzve në vendin tonë kanë përjetuar probleme gjumi në pjesë të caktuara të jetës së tyre.

1

Ka shumë zgjidhje mjekësore për të luftuar problemet e gjumit.  Megjithatë,  psikologët që punojnë  me çrregullimet e gjumit kanë një numër rekomandimesh:

  • Ushtrohuni gjatë ditës (të paktën 6 orë përpara kohës së gjumit) 
  • Vendosni një kohë të rregullt gjumi. Para se të flini, i vendosni vetes një ritual.  Fjetja në të njëjtën kohë çdo ditë do t’ju ndihmojë.
  • Shmangni pijet me kafeinë sa më shumë që të jetë e mundur pas drekës: kafja, çaji ose disa pije joalkolike mund të zgjasin nga 8 deri në 12 orë pas konsumit.
  • Pini një filxhan me qumësht të ngrohtë para se të flini, ose çaj kamomil. Efekte relaksuese do t’ju ndihmojnë të bëni gjumë të mirë.
  • Vishni pizhame në kohën e gjumit dhe mos shpenzoni shumë kohë në shtrat gjatë ditës. 

Nuk mund të themi se këto metoda gjithmonë do t’ju ndihmojnë me rezultate të caktuara. Por nuk ju dëmtojnë nëse i provoni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top