Cilësi, precizion i lartë dhe estetikë dentare!
Në pandemi ata janë heronjtë e vërtetë. U duhet të përballen çdo ditë me pacientë me problematika të ndryshme. Kanë kontakt fizik të pandërprerë, një kontroll rutinë me pincetë, mbushje të gradave të ndryshme, por edhe më larg se kaq, kur u duhet të përveshin mëngët dhe të zënë me punë mendjen për t’u marrë me kirurgji të thella, të cilat të duan aty pincë, pa kthyer kokën majtas a djathtas. E pavarësisht maskës sterile apo skafandrës për të të mbrojtur nga koronavirusi, ata janë të detyruar të ndajnë frymëmarrjen me pacientin mbi poltron për të zgjidhur problematikën e radhës.
Klinika “Mezini Dent” me një strukturë, sistem dhe cikël të mbyllur si klinikë dentare dhe laborator, siguron higjienën e rëndësishme në këto kohë, sterilitetin dhe kushtet europiane për një klinikë të standardit model. Ajo garanton gjithashtu cilësinë, precizionin dhe estetikën e lartë dentare për ta pasur zili.
E vendosur në zonën e Astirit, Klinika dhe Laboratori Dentar “Mezini Dent” ndodhet saktësisht në kthesën e parë djathtas pas rrethrrotullimit të bulevardit të ri, pak metra në kompleksin e banimit me pamje nga lindja. Klinika dentare dhe Laborator “Mezini Dent” do të ofrojë të gjitha shërbimet stomatologjike në një zonë të re e mjaft të populluar, ku ndihet nevoja për kulturën dhe estetikën dentare.
Julius Mezini, me përvojë 16-vjeçare në përgatitjen e punimeve dentare, së bashku me mjekë stomatologë e vë theksin te rëndësia e një procesi të mbyllur me të gjitha shërbimet, të cilën Klinika “Mezini Dent” do ta ofrojë me të gjitha standardet që kërkon tregu, duke konkurruar cilësinë me çmimin. Certifikata e garancisë shoqërohet për një afat kohor pesëvjeçar.
Për pacientët e interesuar “Mezini Dent” ofron mundësinë e pagesave me këste, me 0% interes për 6-12 muaj. Përveç kësaj, përgjatë muajit tetor ofrohet 20% ulje në të gjitha shërbimet dentare. Klinika është hapur nga e hëna në të shtunë.
Në Klinikën dhe Laboratorin Dentar “Mezini Dent” do të përfitoni shërbimet dentare si:
- Higjienë orale
- Estetikë dentare (faseta, zbardhime, etj)
- Mbushje dentare
- Kurora zirkoni dhe porcelani
- Implante dentare
- Ortodonci
- Proteza
- Ekstraksion
- Kirurgji dentare
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 160
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.