Lifestyle

November 4, 2016 | 14:58

Michael Buble ‘i shkatërruar’, i biri 3-vjeçar diagnostikohet me kancer

Djali i madh i Michael Buble, Noah, i cili është vetëm tre veç së fundmi është diagnostikuar me kancer. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë prindërit e tij, këngëtari 41-­ vjecar dhe gruaja e tij Luisana Lopilato, 29- vjeçare. Ata përmes një deklarate në faqen e Facebook shkruajnë:

“Ne jemi të shkatërruar nga diagnoza e fundit e djalit tonë të mitur Noeu, i cili aktualisht merr trajtim në Shtetet e Bashkuara. Ne kemi folur gjithmonë shumë për rëndësinë e familjes dhe dashurisë që kemi për fëmijët tanë. Luisana dhe unë do t’ia kushtojmë të gjithë kohën dhe vëmendjen tonë ndihmës së Noah që të shërohet dhe tani për tani kemi pezulluar aktivitetet tona profesionale. Gjatë kësaj kohe të vështirë për ne, ju kërkojmë të luteni për të dhe ju lutem të respektoni privatësinë tonë. Ne kemi një rrugë të gjatë përpara dhe që me mbështetjen e familjes tonë, miqve, fansave në mbarë botën dhe të besimit në Zot, të mund ta fitojmë këtë betejë”, thuhet në deklaratën prekëse

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top