Lifestyle

July 14, 2020 | 8:12

Michelle Obama ndan videon ku babë e bijë këndojnë: ‘I love my Black so much’

Video e ndarë nga Michelle Obama e një dueti babë e bijë duke kënduar një këngë plot kuptim mund të jetë gjëja më e ëmbël që do të shihni sot.

“Unë thjesht e dua këtë”, ka shkruar Obama si përshkrim në postimin e saj në Instagram. “Kody dhe Daniel kanë të drejtë: Ne jemi të fortë #. #BlackJoy”.

Në klip, babë dhe bijë mund të shihen duke kënduar një këngë me tekst të thjeshtë, por të fuqishëm, “Unë e dua shumë të zezën time, shumë, shumë. Ne jemi të fortë dhe të fuqishëm”.

Today ishte i pari që informoi Daniel Johnson se Obama rindau videoklipin e tij për 40.3 milion ndjekësit e saj. “Oh Zoti im. Seriozisht?” tha ai pasi mësoi lajmin e mirë. “Unë do ta ndal makinën dhe do bërtas”. Johnson, një muzikant me kohë të plotë është shkëputur prej saj gjatë pandemisë, për të punuar me vajzën e tij, Dakota Elle Johnson, e cila në 3 korrik ka mbushur 5 vjeç.

“Unë jam një baba vajzash dhe po i mësoj muzikën vajzës time,” tha ai.

Nga lagja Xhamajka e Queens, New York, Johnson shpjegoi se Dakota, të cilën e ka me gruan Titeanna Johnson, deri në moshën 4 vjeç kishte vështirësi në të folur.

“Ajo thjesht nuk mund të fliste, kështu që ne duhej të gjenim një mënyrë për të komunikuar me të dhe rreth moshës 1 vjeçare i prezantova asaj pianon. Ajo thjesht luante melodi për ne dhe kjo ishte mënyra me të cilën ajo preferonte të komunikonte me ne sesa të fliste”.

Meloditë e ëmbla të Johnson-it që ai regjistron dhe i ndan në mediat sociale kanë një mesazh fuqizues jo vetëm për të pranuar veten pavarësisht dallimeve, por edhe për ta dashur veten për shkak të dallimeve tuaja.

“Kur u rrita jam lodhur shumë për shkak të ngjyrës së lëkurës, kështu që kurrë nuk kam dashur që edhe fëmijët e mi të përjetojnë të njëjtën gjë”, shpjegoi ai. Johnson dhe gruaja e tij kanë edhe një vajzë tjetër, 8 muajshe, Taylor Ann.

“Pra, ajo që unë bëj është ajo që kam dashur për veten time. Unë përpiqem ta mësoj atë që ta dojë veten edhe kur unë të mos jem më pranë saj. Unë dua që vajzat e mia të dinë që ato janë të bukura ashtu siç janë”.

Burimi / https://www.today.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top