Mirëqenie

July 14, 2020 | 8:10

5 avantazhet e gjumit të pasdites

Ashtu sikurse të gjithë e dimë, gjumi është thelbësor për mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Njerëzit që vuajnë nga çrregullimet e gjumit, shpesh bëjnë një jetë të shqetësuar.

Fjetja e dobët dhe e keqe mund të ndikojë në disponimin, produktivitetin dhe përqendrimin në punë. Prandaj, një sy gjumë pasdite mund të jetë thelbësor për mirëmbajtjen e mirëqenies sonë psiko-fizike.

Në fakt ka studime sipas të cilave gjumi pasdite është i mirë për shëndetin. Gjithnjë e më shumë gjumi i pasdites shihet si nevojë biologjike për t’u mbështetur, sesa për t’u luftuar.

5 avantazhet e gjumit të pasdites

Duhet thënë se mund të dallohen të paktën tre lloje të ndryshme të gjumit të pasdites, duke marrë parasysh nevojat e secilit.

Gjumi i planifikuar

Është çështje relaksuese në një kohë të paracaktuar: është një “teknikë” që mund të përdoret kur planifikoni të përballeni me një ditë mjaft të ngarkuar. Në thelb është çështje e marrjes së masave paraprake kundër efekteve të një situate që ju imagjinoni se do të jetë mjaft e lodhshme.

Gjumi i urgjencës

Ky ka kuptim kur ndjehemi si një lecke dhe duhet të rigjejmë forcë dhe vigjilencë. Është veçanërisht i nevojshëm dhe absolutisht i rekomandueshëm kur duhet të drejtoni një automjet për distanca të gjata.

Gjumi normal

Ky është ai që bëhet një zakon dhe që na lejon të jemi më vigjilent dhe aktiv në mes të ditës. Ekspertët thonë se një sy gjumë 20 deri në 30 minuta është më se i mjaftueshëm për të lehtësuar lodhjen dhe për të rikthyer forcën.

Përfitimet shëndetësore që mund të vijnë nga një sy gjumë pasdite.

  1. Përmirëson kujtesën

Nëse jemi të stresuar, është e lehtë për ne që të priremi të harrojmë gjërat. Gjumi i pasdites mund të na ndihmojë t’i rregullojmë ato në mendje.

  1. Përmirëson produktivitetin

Ne bëjmë një pushim dhe kthehemi në punë me një mendje më të freskët, energji të përtërira dhe një humor më pozitiv.

  1. Përmirëson gjendjen shpirtërore

Shpesh problemet trajtohen më mirë nëse merrni një “pushim” prej tyre, edhe nëse vetëm për disa minuta. Të menduarit gjithmonë për problemet vetëm i zmadhon në mendjen tonë dhe nuk lehtëson aspak zgjidhjen e tyre. Është sikur bëni një enigmë me fjalëkryq dhe nuk gjeni asnjë fjalë. Nëse bëni pushim, kur të ktheheni dhe të mendoni për këtë, zakonisht i gjeni zgjidhjet pothuajse menjëherë.

  1. Ju ndihmon të qëndroni në formë ose të dobësoheni

Është parë që ekziston një lidhje e caktuar midis mbipeshës dhe cilësisë së dobët të gjumit. Një sy gjumë çdo pasdite mund të mbajë mbipeshën larg.

  1. Parandalon disa sëmundje

Mungesa e gjumit duket se rrit rrezikun e sëmundjeve kronike si hipertensioni, diabeti dhe depresioni.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top