Në fokus

January 29, 2018 | 11:23

Vogëlushja nga Kukësi: “Kur të rritem dua të bëj një shtëpi ku të mbaj të gjitha kafshët”

Kjo është Daniela nga Kukësi, konkurrente në “Voice Kids”. Një fëmijë i admirueshëm që përloti të gjithë ata që panë. Edhe pse e varfër, në sytë e saj lexohet shpresë, dashuri dhe dëshirë për jetën.

kukes

Modeste dhe e lumtur ashtu siç e ka mësuar jeta dhe familja të jetë, Daniela thotë se nuk do që ta fitojë “The voice”, thjesht kërkon të argëtohet dhe të krenojë prindërit.

Prindërit e saj të varfër nuk kanë pasur shumë mundësi t’ia ushqejnë talentin duke e trajnuar me mësues privatë, megjithatë e kanë mbështetur për të ndjekur ëndrrën e saj dhe vogëlushja nuk harron t’u jetë mirënjohëse.

Daniela këndon me buzëqeshje, me sytë që i shkëlqejnë dhe me fëmijërinë e saj të pastër. Ajo tregon se për t’ua lehtësuar sadopak punën prindërve del në mal me dhi. Aq shumë i do kafshët sa kur të rritet ëndërron të bëhet mjeke ose veterinere. “Kur të rritem dua të bëj një shtëpi ku të mbaj të gjitha kafshët”, tregon ajo.

Një vajzë me këmbë në tokë, me shumë ëndrra, e lumtur për ato që ka dhe me dëshirën për të jetuar. Suksese Daniela, një shpirt kaq i madh i përgjigjet një talenti po aq të madh. Dhe për Danielën u kthyen të gjitha karriget.

Burimi: Top-channel.tv

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com