Studim

June 30, 2018 | 13:38

MILAN / Arthryl®, lehtësoni pa dhimbje OSTEOARTROZËN!

Osteoartroza është sëmundja degjenerative e nyjeve. Ajo ndodh kur kërci ndërmjet dy kockave prishet dhe ato fillojnë të fërkojnë njëra-tjetrën. Kjo çon në dhimbje, ënjtje, mungesë elasticiteti etj. Vetëm formula glukozaminë sulfat kristalinë (CGS) ka treguar efikasitet në trajtimin e simptomave të osteoartrozës, e cila mund të ndihmojë dhe në ngadalësimin e progresit të sëmundjes.

arthryl-powder-for-oral-sol-1-5g-n20

Për herë të parë në Shqipëri vjen produkti më i ri, Arthryl®, një bar që përfaqëson glukozaminën me efikasitet të provuar klinik në trajtimin e osteroartrozës së gjurit dhe që gjendet në të gjitha farmacitë e vendit. Ky bar ka efekte pozitive në metabolizmin e kartilagut kockor dhe mund të ngadalësojë progresin e sëmundjes.

foto-49

Arthryl® u prezantua në leksionin profesional “Udhëzuesit Terapeutikë mbi Osteoartrozën – roli i glukozaminës?”, mbajtur në Tiranë në praninë e ekspertëve e specialistëve të fushës. Konkluzionet theksuan se studimet klinike konfirmojnë se përdorimi sistematik i glukozaminës sulfat kristalinë mund të reduktojë dhe të lehtësojë në mënyrë sinjifikante shenjat e osteroartrozës dhe mund të ngadalësojë progresin e procesit patologjik. Prof. dr.sc. Marco Paoloni, Shefi i Departamentit të Anatomisë dhe Histologjisë, Mjekësisë ligjore dhe Ortopedisë në Universitetin La Sapienza në Romë tha se:

foto-31Studimet klinike tregojnë se vetëm glukozamina sulfat kristalinë, për shkak të formulës së saj të qëndrueshme, tregon efikasitet në trajtimin e osteoartrozës dhe për pasojë është i regjistruar si bar i cili redukton dhimbjen, përmirëson funksionin artikular dhe redukton në mënyrë sinjifikante progresin e sëmundjes duke reduktuar eventualisht nevojën për ndërhyrje kirurgjikale për shkak të ndryshimeve pozitive në kartilagun kockor“.

kocka

Osteoartroza përbën një nga patologjitë më të shpeshta që shfaqet kryesisht në të moshuarit, por mund të shfaqet gjithashtu edhe në mosha më të reja. Ajo është forma më e shpeshtë e artritit dhe shkaku më i shpeshtë i paaftësisë në botë. Më të prekura janë gjunjët, e më pas baçini, bërrylat dhe kolona. Shfaqja kryesore klinike e sëmundjes është dhimbja. Ajo shkakton kufizime të lëvizjes dhe aktivitetit të përditshëm të pacientit, duke i dëmtuar cilësinë e jetës. Pikërisht, ky është qëllimi kryesor, të reduktohet dhimbja, të përmirësohet lëvizshmëria dhe të ngadalësohet progresi i sëmundjes.

foto-11

Një nga sfidat më të mëdha në trajtimin e osteoartrozës së gjurit është të arrihet një periudhë e gjatë e qëndrueshme emisioni pa progres të sëmundjes. “Shpeshtësia e shfaqjes së osteoartrozës së gjunjëve në Shqipëri është në nivele të krahasueshme me incidencën në nivel botëror të kësaj sëmundjeje, dhe gjithashtu të krahasueshme me nivelin botëror janë dhe mënyrat e trajtimit të kësaj sëmundje kronike.

foto-19

Disponibiliteti i glukozaminës sulfat kristalinë mund të sjellë përmirësim në mënyrën e trajtimit të saj” u shpreh Prof. Dr. Teuta Backa, duke theksuar se “përllogaritet se osteoartroza e gjunjëve, për shkak të plakjes së popullatës, në vitin 2020 do të renditet e katërta ndër shkaktarët madhorë të paaftësisë të popullatës”. Ndërsa Znj. Denisa Bixheku, Përfaqësuese Ligjore e Mylan Shqipëri dhe Kosovë tha se: “Me këtë produkt, ne vazhdojmë traditën tonë vendase të të mbajturit të premtimit të bërë për të ndihmuar njerëzit të jetojnë një jetë më të shëndetshme duke iu ofruar atyre produkte me cilësi të lartë”.

arthryl-sachets-ix15

Rezultatet e studimeve klinike kanë treguar se lehtësimi i simptomave, veçanërisht i dhimbjes me Arthryl®, zakonisht arrihet pas dy-tre javëve mjekimi të vazhdueshëm. Bari ka efekt pozitiv në metabolizmin e kartilagut kockor, duke nxitur sintezën e proteoglikanit në kartilagë, e ngadalësuar për rrjedhojë degjenerimin e tij. Arthryl® jepet nga goja në trajtën e granulave të tretshme në ujë. Bari mund të merret në farmaci pa nevojën e recetës mjekësore.

logo-mylan

Mylan është një kompani globale e kujdesit shëndetësor e dedikuar ndaj vendosjes së standardeve të reja në kujdesin shëndetësor. Duke punuar së bashku në të gjithë botën për t’iu siguruar 7 miliardë njerëzve akses ndaj cilësisë së lartë të shërbimit shëndetësor, ajo rinovohet për të përmbushur nevojat e reja; duke shndërruar besueshmërinë dhe shërbimin e shkëlqyer në një zakonshmëri; duke bërë atë çka duhet dhe jo atë çka është më e lehtë, duke ndikuar mbi të ardhmen nëpërmjet një lidershipi të apasionuar global. Mylan ofron një gamë në rritje me më shumë se 7,500 produkte në të gjithë botën, duke përfshirë terapitë antiretrovirale, prej të cilave varet drejtpërdrejt trajtimi i afërsisht 50% i pacientëve në të gjithë botën që trajtohen për HIV/AIDS.

foto-69Produktet gjenen në më shumë se 165 vende dhe territore. Mylan është një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të principeve farmaceutike aktive. Secili anëtar prej rreth 35,000 forcave tona të forta të punës është i përkushtuar në krijimin e shëndetit më të mirë, për një botë më të mirë, secili prej nesh e të gjithë njëkohësisht. Mësoni më shumë informacion rreth Mylan tek mylan.com.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top