Teste

December 22, 2016 | 13:38

Në cilën anë mendoni se po rrotullohet balerina?

0569317100

Në pamje të parë, kjo është një video e thjeshtë e një balerine që rrotullohet.

Megjithatë, në fakt është një iluzion optik, i cili sipas ekspertëve zbulon se sa mendjemprehtë jeni.

Është një iluzion optik, i cili ka të bëjë me perceptimin vizual të trurit. Disa e shohin balerinën të rrotullohet në drejtim të akrepave të orës, disa të tjerë e shohin të lëvizë anastjelltas. Ndërsa, të tjerë e shohin duke ndërruar drejtim.

Për vite me radhë, imazhi rrotullues është përdorur për të testuar inteligjencën dhe për të përcaktuar se cila anë e trurit dominon më shumë. Tanimë ekspertët thonë, se nuk ka të bëjë vetëm me hemisferat e trurit, por shumica e shohin kërcimtaren, duke u rrotulluar në drejtim të akrepave të orës, sepse ne jemi të prirur të kemi një këndvështrim nga lart dhe një vëmendje të kontrolluar ndaj anës së djathtë të trurit.

Sipas shkencëtarëve ata që e shohin balerinën duke ndërruar drejtime kanë koeficient inteligjence më të lartë.

Iluzioni optik është krijuar nga dizenjuesi japonez Nobuyuki Kayahara, në vitin 2003.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top