Këshilla & Arsye

August 24, 2018 | 14:21

Miqtë janë më të mirë se morfina…

Sipas Universitetit të Oksford-it, miqtë e vërtetë janë më të mirë sesa morfina, sepse ata ndihmojnë në përballimin e dhimbjeve, si atyre fizike dhe atyre psikologjike.

Të kesh shumë prej tyre ndihmojnë në përballimin e dhimbjeve dhe në luftën kundër depresionit, sepse në këtë mënyrë çlirohet endorfina, substanca e prodhuar nga truri që rregullon humorin, ndërsa vepron edhe kundër dhimbjes në mënyrë natyrale.

Kjo hipotezë ishte ngritur prej kohësh, por konfirmimi u demonstrua vetëm tani nga një grup i koordinuar nga Katerina Johnson, nga Universiteti Oxford i Britanisë, që e ka publikuar në revistën “Scientific Reports”.

Studiuesit kanë kryer një eksperiment, gjatë të cilit disa vullnetarëve iu kërkua që të plotësonin një pyetësor mbi marrëdhëniet sociale (për shembull mbi numrin e miqve dhe se sa herë në javë takohen bashkë) dhe informacione të tjera për jetën dhe personalitetin.

Nëpërmjet kësaj u hartua testi i “dhimbjes” që konsistonte në mbajtjen sa më gjatë të një pozicioni të parehatshëm, si për shembull mbajtjen e kurrizit pas murit me shpinën drejt dhe me gjunjët në këndin 90 gradë (pra sikur të ishin ulur në një karrige). Më pas u demonstrua se personat që ishin në gjendje të duronin më shumë provën ishin ata që kishin më shumë miq.

Ndër të tjera, është demonstruar se personat që bëjnë shumë aktivitet fizik kanë tendencë të kenë më pak miq dhe një nga arsyet, sipas Johnson, mund të jetë se kushdo që bën shumë stërvitje e përdor si një rrugë alternative për të përfituar një “çlirim” endorfine, sepse dhe aktivitetet fizike promovojnë çlirimin e kësaj substance.

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top