Mirëqenie

August 24, 2018 | 14:10

Algat, një mrekulli për lëkurën…

Algat do të jenë ushqimi i së ardhmes për të gjithë planetin. Një parashikim i avancuar i vitit 1974, gjatë Konferencës Botërore të Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, rreth algës blu që rritet në ujërat e ëmbla e ka cilësuar atë si ‘ushqimi më i mirë i së ardhmes’ për cilësitë ushqyese që ka.

Jo vetëm kaq. Janë ndër organizmat vegjetalë më të vjetra në botë (ekzistojnë prej thuajse 3 miliardë e gjysmë vite në botë) dhe për shekuj me radhë kanë treguar një aftësi të pabesueshme përshtatjeje në çdo ambient.

Sot algat janë ndër lëndët më të përdorura dhe interesante në industrinë kozmetike.

Një shembull: Alga është përbërësi kryesor i disa kremrave. Përveç kremrave, algat po përdoren edhe tek maskat për fytyrën pasi është shumë hidratuese (sidomos për pas pushimeve), realizuar nga një përzierje algash të mbledhura me dorë, përfshirë edhe algën Scenedesmus, një algë shumë e vjetër që është përshtatur me kalimin nga oqeani në shkretëtirë, e mbyllur në një guackë protektive.

Algat e përdorura në kozmetikë, sidomos të përziera edhe me acidin hialuronik, krijojnë një sistem përçues që favorizon rinovimin, gjenerimin dhe hidratimin e thellë të lëkurës.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top