Ka aromën më të veçantë, atë që përçohet shpejt në shqisat e huhatjes e të bën të kthesh kokën pas. Tërheqja është magjike. Po të vësh re, është sezoni i tyre. Rrugët në cepa të ndryshëm janë të mbushur me pjekësit e misrave. Goja të lëshon lëng e nuk mund t’i refuzosh një misri të pjekur në duar. Ashtu, mbështjellë me lëvoren e vet, e cila gjithashtu përçon një aromë fantastike. Që të kuptoni rëndësinë e asaj që mendoni ta shijoni në këto momente, lexoni se çfarë përmban ky produkt si vlera, të cilin mund ta konsumoni në gjitha vaktet e ditës suaj.
- Është një burim i pasur i vitaminave A, B, E, thiamine dhe niasin, acid pantotenik dhe është burim shumë i mirë i mikroelementeve dhe ka një përmbajtje shumë të lartë në fibra.
- Misri gjithashtu siguron një pjesë të madhe të vlerave ditore në acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.
- Gjithashtu misri përmban një vlerë shumë të lartë antioksiduesish duke ndihmuar -në sëmundjet tumorale – në parandalimin e Alzheimer, ndihmon në uljen e inflamacionit (edeme) – dhe përmban Beta-Criptoksanthin, një substancë që hynë në familjen e karotenoideve dhe është një antioksidues shumë i fuqishëm, i cili na mbron nga tumori i mushkërive, por jo vetëm – përmban lutein dhe zeaksanthin, dy substanca që mbrojnë syrin nga degjenerimi makular, shkaku kryesor i humbjes së vizionit tek të moshuarit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.