Pika referimi

July 7, 2018 | 8:30

Nga Sabina Rezhda: Përse dhënia e mundësisë e ndihmon mendërisht një komb, një njeri!

Nga madhësia e objekteve dhe e të perceptuarit të subjekteve,  varen kriteret, mundësitë dhe rezultati. Kjo vlen edhe për një vend, i cili mbart kombësinë dhe identitetin e tij.

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Nga logjika e arsyetuar, identiteti s’është as nostalgji as nacionalizëm, as paranojë, por një gjuhë minimaliste, një shenjë mbështetjeje e kurrizit në kanapenë e shtëpisë, ku pushohet nga lodhja dhe mban mend një fytyrë. Njësoj si një godinë, ku “ajo” identitet është, përse të shkatërrohet, arsye që vërtet ta legjitimojë shkatërrimin nuk ka! Dyshimi vjen e të zë! Pastaj s’të lë karma, të ndjek këmba-këmbës!

Ndërgjegjja e gurit!

Nganjëherë ka qenie në “vetvete”që këtë koncept e ndjejnë si botëkuptim pak personal në kuptimin e asaj që, çdo njeri ka të drejtë të ketë një përcaktim qoftë në të ndjerë apo në logjikë për këtë koncept dhe për çdo koncept të mundshëm, shkruesi në këtë rast e lodh lexuesin. Bëhet gjykimi deduktiv për mendimin në përgjithësi dhe në veçanti për argumentet ku ka rëndësi të merret në konsideratë fjala. 

Në një tjetër kontekst, vijmë aty ku ka ndjeshmëri fjala e ditës  për ide, dhe vizionimi i të parit jo si trajektore e ngurtë drejtvizore, por vizatimi në ovale, që të qëndrojë mundësia e kthimit të kokës. 

Përse dhënia e mundësisë, e të marrit një hap apo një vendim e ndihmon mendërisht një komb, një njeri?

mundesi1U lodh vetja, e cila fjalën identitet e vë me kokëfortësi në argument, me qëllim, për të shkaktuar ca mërzitje të vogla në lexues. Ama lexuesi është gjithmonë më i mençur nga ai që shkruan!  Pa dashur, kurrsesi edhe me argumentin tim t’ju lë në bezdi.

Në dërrasën e zezë përdorimi i shkumësit zë vend vetëm në atë objekt, si për ta mësuar njeriun që, secili duhet të mbajë vendin e tij në qëndrimet që thotë e që bën, një lloj etike e cila e kushtëzon kontekstin. Ndofta edhe me të drejtë! Të bëhet si shikimi kur e ke një portret përpara dhe “ai portret” pa dijeninë e vetë portretit të kujton një të shkuar që e ke aty, ndofta do duhet të bëhet ajo që quhet katarsis i harrimit. Por portreti kishte ekzistencën e tij në natyrshmërinë që i ofron të ekzistuarit. Ndaj dhe përpjekja e kësaj logjike është nevojshmërisht relativizuese, sepse keqkuptimit një hap i duhet të lëshojë rrënjët e tij. Është disi largpamës e ndenjura në një vend të caktuar qëndrimi, ndaj është më i thjeshtë paralelizmi në kontekst konkret siç është hapësira, ku të bëhet edhe objekt, edhe subjekt. Në kuptimin që hapësira është objekt për nga pikëpamja e objektivitetit, por perceptimi për të bëhet subjekt për nga pikëpamja e subjektivitetit, nga këndvështrimi i qasjes, ndaj kontradikta nuk ka pse të quhet problem apo shkak për fajësim.

Pastërtia në gjykim në çdo rast, ka mundësi të marrë jetë në kuptimin të përjetësohet në frymë, pavarësisht kontekstit, legjitimimi i mendimit në këtë rast e përjashton atë “kontekstin”. S’hyn në punë për këtë rrethanë të kontekstit, pra qartësia e kuptimit të kontekstit duhet të kërkohet diku tjetër për në “rrethanë konkrete”, ndofta… që na paraqet e jetuara. Kështu ndihmohet mendimi.

mundesi

Megjithatë mendimi kërkon mendje të ndryshme deri edhe në çekuilibrim pak, ku i ngjan një shkurreje, ndërkohë mbi të është e ngjitur pas saj një rrobe të harruar, e lënë aty nga nxitimi për të ikur. Kjo bimë kacavjerrëse me shkopinj të hollë në varësi të klimës merr një ngjyrë nga kafe të errët në të çelur, e krijuar ashtu mes gurëve dhe dheut. Në paralelizëm nga literaturat e filozofisë politike, teorikisht e vë në praktikë mendimin  si koncept për qasjen ndaj të menduarit. E vijoj gjykimin në interpretim konkret dhe modest (shkurtimisht hyj këtu).

Nëse gjykohet me aksioma realiste për zhvillimet sot të fenomenit, që është përmbushja e asaj që quhet bashkësi  integruese, vërehen ca pengesa të vogla t’i quajmë të tilla… kush i bën! Nga standardet e brendshme ne ende duhet të mësojmë në ekonomi, ku shpërndarja të bëhet me matematikë, dhe në etikë e kulturë si të mbajmë trupin drejtë dhe gishtat e dorës qetë vendosur mbi tavolinë. Ku mundësia për këtë bashkësi qëndron me doemos.

Një gjuhë e thjeshtë për të vënë përcaktime jo përcaktuese për dritëhije që flasin në gjuhën e tyre, ne njerëzit kemi prirje t’i thellojmë logjikat në argument dhe kështu duhet të vijë të menduarit, sepse vetëm në të tillë rrethanë mund të projektohet zhvillimi.

Njeriu do të mësojë, nuk kanë rëndësi pengesat që i vijnë nga kuptimi. Këtë përmbajtje “ka kuptimi” rrëfen bëmat e tij, andaj rritet “të kuptuarit” vetëm nga vështirësia e të kuptuarit. Linguistika “në të kuptuar” dhe “të kuptuarit” për të është piedestali më misterioz i mendimit dhe me kast bëhet kontradiktor! Lojërat e kurthet e kuptimit nëse gjykojmë hollë mund të vijnë edhe si një perspektivë mirëdashje për ne njerëzit. Duhet vetëm pak mundim të lexohen!

Bima, e cila si çaj ka krijuar veten e saj, të pish një rozmarinë edhe tretja e metabolizon me shumë finesë dhe lehtësisht, ngurtësinë që ndjen dhimbja e stomakut. Si pikat e dobëta të një trupi, ato nuk janë njësoj ndryshojnë nga trupi në trup. Aromë e vjetër ku të janë vizionuar rrëfime, për ta ribërë edhe njëherë atë mizanskenë të jetës praktike, siç quhet tjetër, të përditshmes, me duart që dikur e përgatisnin këtë çaj dhe dy filxhanë. Një rozmarinë një shije… të vijë ajo shije! 
Pëshpëritje si nën zë. – Të thashë, – i thotë vetja-vetes. – Një çaj rozmarine të pimë të thashë më dëgjon!

Ngarkesat e komunikimit këto janë, kaq natyrshëm flasin për veten e tyre pra “angaritë” vërejnë distancën dhe mbetjet e pemëve në degë nuk kanë drojë nga prekja e krahut, jeshillëku flet me gjuhën e tij. Në një drejtëvizim të qëndrueshëm përshkohet rruga, tek-tuk barishtet kanë krijuar banesën e tyre në trotuare dhe në vazo të mëdha ku të munden. Kështu është edhe me një rozmarinë, përveç të tjerave mbillet edhe në një vazo shtëpie. E vëren drejt të folurën, për të kuptuar diçka prej saj, me qëllim që fjala e vendosur në rresht të sintetizojë edhe botëkuptimet më të fshehta, atë vogëlsinë në përbrenda të menduarit. Të bëhet si ngatërrim dhe kur përdor etikën dhe detyrohesh t’i thuash vetes, njeriu me njeriun nuk krahasohet, aty keqkuptimi të fillon të bëhet strehë.

Aq duhet, dhe heshtja ha veten e saj.

Zëri e merr mendjen për më të mençur, kujdeset edhe për njeriun, i cili guxon dhe i bën keq vetes së tij. Cila mund të jetë një arsye kaq e arsyeshme t’i bësh keq vetes, a ka një rregullsi edhe në psikanalizë?

oportunityNjë fenomen, duke e gjykuar nga jashtë, i cili e shkërmoq veten e tij ku mundësisht edhe kockat të kërcasin në një tingull që të tremb. Shfaqja e mbërthen tërë kohës vëmendjen për të kuptuar shtysat e këtij gjesti social, që e bën individin në vetvete të vogël të paperceptueshëm për të vënë në ndërgjegje njeriun emrin që kemi “qenien njeri”. Në të rënë, errësira duket sikur nga përjashta pika e ngrysjes së qiellit e vë në pozitë të vështirë njeriun, duke luajtur me dritat neon të ndezura me mekanikë. Qenia e lexon nënvlerësimin që i bëhet, ku me logjikë fajësohet vetja. Për një kohë të gjatë ke vërejtur butësinë anemike të kërkuar me ngulm, vë në provë deri edhe dëshirën e shpirtit me qëllim të vetëdijësohesh për fijen e vlerës të rëndësisë që ka ose nuk ka fija. Një fije njeri ku s’të ndan as fija e perit nga ky përkufizim dhe të veshur mban atë rrobë fije-fije të ka stimuluar imagjinatën loja intrigante e fijes!  Lëvizja rrotulluese në të njëjtin rrotullim, kjo është perspektiva e syrit. E kthen kokën dhe vështron, por sytë që shohin brenda dhe pak jashtë, ç’mund të ketë aty brenda?! 

Syri e rrotullon veten e tij dhe instinktivisht e përdor intuitën vetëm kur ajo e shkund nga lodhja. Ndërkohë që trupi për një kohë të gjatë është mësuar me lëvizjen dhe kjo përtaci e një kohe të shkurtër, e bën të huaj këtë qëndrim statik dhe reflekton aty ku bëhet lëvizja e këmbëve. Keqkuptimi ka vënë në arsyetim dukjen e tij, ku lexohet mos lëvizja e momentit për përtaci. Por dukja ka aftësi të fshehë edhe atë që s’duket si drita e dritshme. Fikjen e zbehtë e ka artificiale, roli i dukjes e kap në pritë edhe vetë të jetuarin, ku numërohen vite kohë keqkuptim dhe vite kohë vëmendje e munguar. Aty ishte dhe vetja e harruar si një kuti postare e lënë mbi komodinë. Pastaj fillon të marrësh inat krahasimin, aftësinë e të menduarit intuitën, mbi të gjitha veten. Është gjithmonë më e logjikshme të marrësh veten nëpër këmbë, fuqitë janë më të pakta kur bëhet fjalë për veten. Pas kësaj të vihet një maskë aty para personalitetit. Ç’të jetë personaliteti, etikë e edukuar mirë, një natyrë karakteriale që ta imponon fytyra që ke brenda apo një rrobë e veshur ku kombinimi i të bardhës me të kuqen e të zezën të qetësojnë ndërkohë që personaliteti vishet! Po maska ç’të jetë? Më tej janë nuancat e grisë të nudit e të tjera e të tjera me të gjitha nën nuancat e tyre. Gropa e zezë metaforikisht, duket sikur të imponon ta lësh të qetë vëmendjen, është çfarëdo “ajo”, pa dashje edhe bie rrëzohesh. Aty do të vësh kokën nga lëvizjet rrotulluese që vijnë si rrathë kurore mbi kokë, ngjashmëria është befasuese pak me “Romakët e lashtë”. Materiali i objektit kurorë, i bërë me gurë dhe lule artificiale, hekurishte të çuditshme, të zbukuruara nga duar artisti, ngjashmëria me një vepër arti i ngjan një mizanskene të vënë në teatër, ku veshjet janë të bardha, të gjata të ndërthurura me ca metalike të qëndisura bukur.

Në paramendim të vijnë në mendje xhama të thyer ashtu si forca e shtrëngimit ushtruar mbi një gotë e mbajtur në dorë, një fije hap na ndan nganjëherë! Gjembaçët kanë një stil pak si arkaik dhe sandalet me rripa-rripa në ngjyra të zbehta kryesisht ku vënë në dukje gishtat e këmbëve të duken si zbuluar pa u turpëruar dhe pa kurrfarë droje. Ca mendime të pa dobishme të vijnë.

Logjika është më me fuqi apo ndjesia!

Dilema është aty! Kushtëzohet nga konteksti, personaliteti, e të tjera cilësi dhe anti cilësi të ditura nga njeriu. Ndërkohë që konteksti na nxjerr jashtë vetes dhe me ekstravagancë ne nxjerrim veten jashtë kontekstit, parashikimi i mundshëm, konteksti mbetet vetëm me veten e tij! Në thelb, këto dilema nuk i duhen askujt, por pa dashjen e tij dhe të rrethanave njeriu bëhet kontradiktë dhe rrjedhimisht lëvizjet e tij vihen në kontradiktë. Diçka ka këtu… ku arsyeja është e detyruar për rezultate shkundjeje dhe heshtjeje si ulur në një vend, nga një kundërshti me ligjet e veta spontane! 

Në një formë është e panjohura që vjen pa të pyetur dhe për të të lëkundur nga paranoja e parandjenjës! Përtej kësaj edhe grimcat e parandjenjës kanë rolin e tyre, por ato mund të ndryshojnë edhe në minutën e fundit, aksioma që e vënë dukjen e mendimit në dilemë. Pas kësaj humbet mundësia që njeriu të bëhet pak i mërzitshëm, i paparashikuar. I gjejmë pasojat më gjatë në këtë mënyrë. Edhe na ndihmon ekzistenca e gjetjes, e rrëfejmë gjënë jo si objekt për ta vënë në qendër të vëmendjes, por një prapavijë ku gjejmë veten dhe botën që e humbasim në mundësi çdo herë me shpresën se sërish do ta rigjejmë. As në një fije grimcë të leximit, të detajit, mos të flitet më për atë që dikur dyshohej, të fshihet nga fjalia. U keqkuptua. Është si pamja e teknologjisë, në televizion lexon vëmendjen dhe hutohesh nga pamja aty. S’të vete në mendje të kujtosh në lexim fjalën e shkruar. S’të vete në mendje që leximi është i mundshëm. Lexohet! Kthinat e vendosura rretheqark një hapësirë lëndine me bar të ujitur, sikur të trembin pak ato gjembat përqark, stolat e drunjtë qëndrojnë si relike të vjetra, ato janë përherë të dashura! 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top