Këshilla & Arsye

June 6, 2018 | 14:18

Mjekësia rigjeneruese, e ardhmja!

Nëse kujdesesh për lëkurën, duhet të bësh njëfarë rregulli. Nuk është një slogan, e as një formulë klishe që kërkon të tërheqë vëmendjen. Mbi të gjitha është një garanci, të cilën e merr pas një përvoje bindëse para syve të tu. Estetika një fushë e gjerë e mjekësisë, e cila sikundër të tjerat, ka një rritje të shpejtë. Dr. Ranieri Mazzei, mjek me përvojë, e ndan profesionin e tij mes Italisë, Zvicrës dhe Shqipërisë. Vjen për të dhënë kontributin e tij një herë në muaj pranë qendrës “DIVINEÉST ESTETIKE”, e cila drejtohen nën kujdesin e estetistes ruse, Lucia Miron.

Dr. Ranieri Mazzei, Specialist në kirurgjinë plastike dhe estetike

Dr. Ranieri Mazzei, Specialist në kirurgjinë plastike dhe estetike

Dr. Mazzei ka krijuar miq të mirë falë duarve të tij të arta në vendin tonë, ndërsa për lexuesit tanë vjen me disa këshilla mbi trajtimet që i përkasin mjekësisë estetike.

Peeling kimik

Ne duam të sjellim këtu në Shqipëri një koncept modern. Estetika është në 360 gradë, ku përqasja e parë duhet të jetë ajo e tipit mjekësor, i cili duhet të japë vlerësimin e sëmundjes në një kartelë klinike e të bëjë një program. Për disa gjëra të thjeshta mund të ndërhyhet me kremra të veçantë e më pas kalohet në një fazë më të rëndësishme, ku mjeku është figura kryesore. Një sërë trajtimesh bëhen tipikisht në këtë stinë. Gjatë verës lëkura është dehidratuar, është tharë e ka nevojë për rifreskim.

Përdorni peeling-un kimik, ku substanca acide djegin në sipërfaqe lëkurën dhe favorizojnë ndërrimin e saj. Duke e shpëlarë fytyrën, kemi një lëkurë me qeliza të reja. Të gjitha kushtëzimet e lëkurës, mund të kurohen me peeling kimik. Bëhet një seancë e parë me përqendrim të paktë acidi trengjyrësh për të parë reagimin e lëkurës për pak minuta, e mandej procedohet sipas nevojës. Më pas shkohet në shtëpi e pas tri orësh shpëlahet fytyra e lyhet me krem hidratues. Ndiqeni këtë ritëm edhe në ditët më pas.

Gjatë këtij rituali, lëkura e vjetër shkëputet pak nga pak dhe fytyra bëhet më e lëmuar. Lëkurat e zbehta reagojnë më mirë, ndërsa të errëtat janë më delikate, sepse bëhen më lehtë me njolla. Një tjetër efekt i peeling-ut është se, ndikimi i acidit stimulon organizmin të prodhojë më shumë fibra elastike, pra fibra kolagjeni, e për rrjedhojë, procesi që ke stimuluar është absolutisht natyral. Ky trajtim vlen të bëhet edhe mandej në pranverë, pasi gjatë dimrit, lëkura thahet nga i ftohti.

Trajtimi i akneve

Për këto probleme trajtimet në fytyrë janë më të forta si: trajtimet me laser, dritë pulsuese me radiofrekuencë. Radiofrekuenca i jep efekt lifting fytyrës, e rigjeneron, e tërheq atë, favorizon hidratimin. Ky trajtim nuk e zëvendëson kirurgjinë tradicionale, dhe nuk mjafton për të hequr të gjitha rrudhat. Këto trajtime duhet t’i bësh dy herë në vit, kur ndryshojnë stinët. Për ndërhyrjet më të forta, siç është radiofrekuenca, trajtimet bëhen një herë në vit, ose dy herë në bazë të problematikave.

Trajtimi i rrudhave

Të gjithë në varësi të moshës apo faktorëve të tjerë, kemi rrudha. Por, ne kemi edhe një sërë armësh që i luftojnë këto shqetësime. Për çdo gjë që i përket pjesës nga hunda, sytë e deri te balli, përdoret Tossina Botolitica.  Ajo është një trajtim i veçantë, sepse bllokon muskujt e mimikës, të cilat duke u kontraktuar, krijojnë vija të forta rrudhash. Trajtimi bëhet me age në pika të ndryshme të fytyrës, duke injektuar një substancë e cila ka ndikimin e saj. Ajo jep rezultat dhe ka një afat deri 4, 6 apo edhe 8 muaj jetëgjatësi, në varësi të sasisë dhe dendësisë së produktit. Është e këshillueshme të përsëritet dy herë në vit.

Sipas studimeve shkencore, injektimet e përsëritura stimulojnë organizmin në prodhimin e antitrupave. Në këtë mënyrë shtohet jetëgjatësia e produktit të injektuar, e për rrjedhojë edhe intervali kur duhet bërë ky trajtim, që zakonisht ndodh 4-6 muaj. Tossina Botolitica si në Amerikë, Europë apo kudogjetkë, duhet përdorur vetëm në pjesën e sipërme të fytyrës. Në pjesën e poshtme, duhet më shumë kujdes, sepse duke i bllokuar muskujt, nuk ndodh asgjë. Mund të përdoret në muskujt e mjekrës, të nofullës, jo për t’i bllokuar, por për t’i dobësuar ato.

Në pjesën e poshtme e fytyrës injektohet acidi hialuronik në trajtimin që quhet filler, substanca që kanë për qëllim të mbushin pjesën e rrudhave. Një nga problemet që ndikon te rrudhat është humbja e elasticitetit, tonifikimi i lëkurës, humbja e vëllimit në pjesën ku janë rrudhat. Substanca që përdoret është xhelatinoze dhe e mbush rrudhën. Edhe ky trajtim ka avantazhin se rezultati është i menjëhershëm, por përgjatë kohës kjo substancë përthithet.

Plasma, mjekësia rigjeneruese

Përgjatë viteve humbet aftësia e rigjenerimit të substancave që ndodhen në brendësi të gjakut, aty ku ndodhen një sërë qelizash. Por, ato që na interesojnë më shumë në këtë rast janë piastrinat, të cilat bëjnë të mundur mpiksjen e gjakut. Brenda piastrinave, ajo që është efikase quhet Faktor Rritjeje, që janë proteina që stimulojnë shërimin. Ato ndihmojnë në krijimin e enëve të reja të gjakut, rigjenerimin e qelizës e lëkurës.

Çfarë ndodh me anë të kësaj procedure? Merret pak gjak, më pak nga sa merret kur bën analizat. Ka mjete enkas për këtë gjë, një epruvetë që centrifugon gjakun dhe lejon për të izoluar e përqendruar sa më shumë të jetë e mundur piastrinat. 300 mijë piastrina për çdo mm3 nëse i centrifugon arrin të marrësh 200 mijë piastrina. Nëse e bën këtë procedurë me kitet përkatëse arrin të marrësh deri në 1 milion piastrina.

Këtë lëndë e merr në një sasi minimale me shiringë dhe e injekton aty ku të duhet. Në atë zonë ku e ke injektuar, lëkura ka aftësinë të rigjenerohet dhe të stimulojë proceset e shërimit të organizmit. Ky proces e bën lëkurën më të bukur, më të freskët, më të trajtuar. Përdorimi kryesor është në fushën ortopedike, në dermatologji, në ulcera, kalcifikimin e kockave. Kjo gjë favorizon rigjenerimin e pjesëve problematike, pa bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas normativave evropiane, lënda duhet të ketë minimumi 1 milion piastrina. Nëse ka më pak është sikur të thuash ujë. Jo vetëm në estetikë, por në të gjitha fushat, ky lloj trajtimi përfaqëson të ardhmen, sepse e ndihmon organizmin që të shërohet nga vetvetja.

Terapia me dhjam

Kjo është një tjetër risi që po përdoret në fushën e estetikës. Nevojitet pak lëndë nga organizmi. Kjo lëndë dhjamore trajtohet me atë të pajisjeve moderne, ndonjëherë edhe centrifugohet dhe merret një sasi ekstrakt dhjami, që përmban qeliza staminale, dhe i injekton p.sh: në fytyrë. Rigjeneron lëkurën, siç bën Faktori Rritës, madje dhe mund t’i bashkosh këto dy trajtime për të pasur efekt më të mirë. Përdoret për të mbushur boshllëqet në fytyrë, e nuk ke nevojë të përdorësh fillerin. Premtuese janë dhe qelizat staminale, që janë qeliza të reja, të cilat rigjenerojnë indet muskulore. I vetmi disavantazh është se për të marrë dhjamin është e nevojshme një ndërhyrje e vogël kirurgjikale me anestezi lokale. Ia vlen të përmendet se këto trajtime mund të bëhen në të gjithë trupin.

Q Epilaser

Q Epilaser 2.0 garanton sigurinë maksimale dhe rezultate më të mira për sa i përket efikasitetit dhe shpejtësisë së trajtimeve me foto-epilim, për të hequr qimet në mënyrë progresivo-definitive. Q Epilaser përmirëson në mënyrë të dukshme shenjat e plakjes nëpërmjet biofotostimulimit të lëkurës. Është në gjendje të reduktojë dukshëm njollat sipërfaqësore pa e dëmtuar atë. I dhuron lëkurës më shumë elasticitet dhe përmirëson dukshëm pamjen e rrudhave.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top