Këshilla & Arsye

June 6, 2018 | 13:45

Nga Lira Gjika / Prindër, jepuni kohë fëmijëve që të mësojnë të kontrollojnë zemërimin!

Forma natyrale e kanalizimit të zemërimit te fëmija, është e bërtitura, të gjuaj një top apo duke thyer një pjatë, gotë të krisur që nuk përdoret më, natyrisht, duke u asistuar dhe menaxhuar nga i rrituri.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

I rrituri me qetësi, pa nervozizëm apo i turpëruar nga të tjerët për sjelljen e fëmijës dhe mbi të gjitha pa e fajësuar fëmijën, se është “djalë i keq”, duhet ta inkurajojë duke i thënë: -do ta mësosh se si ta kanalizosh zemërimin siç ke mësuar të folurën, të ecurën, përdorimin e mjeteve të ngrënies e me radhë shumë gjëra që mëson çdo ditë.

I rrituri duhet t’i qëndrojë pranë me qetësi, deri sa ta mësojë, natyrisht që do të duhet kohe, pasi edukimi dhe rritja nuk ndodhin me urdhër. I rrituri duhet t’ia “japi” kohën, jo duke e etiketuar dhe vënë në lojë, siç ndodh zakonisht, por duke i vënë në dukje arritjen. P.sh “Sot nuk të mbajti gjatë zemërimi”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top