Këshilla & Arsye

June 29, 2018 | 9:09

Mjekët: Ja pse zhytja në ujë të ftohtë gjatë verës është vdekjeprurëse…

Temperaturat gjatë kësaj periudhe në Britani janë shumë të larta dhe njerëzit gjejnë mënyra të ndryshme për t’u freskuar. Nuk ka asgjë më tërheqëse sesa zhytja në një liqen të ftohtë, në lumë apo freskim në thellësi të detit kur temperaturat arrijnë në 30 gradë celcius.

Mund të duket si mënyra e duhur për t’u larguar nga nxehtësia, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të jetë vdekjeprurëse. Tronditja nga uji i ftohtë është një gjë e zakonshme, por rrallë herë sjell vdekjen pasi mbytja është shkaku kryesor.

“Shumica vdesin në minutën e parë të zhytjes. Nëse jeni me fat dhe i mbijetoni hipotermisë, ia keni dalë mbanë”, tha profesori Mike Tipton.

Zhytja e menjëhershme në ujë të akullt mund të shkaktojë sulm vdekjeprurës në zemër. RNLI paralajmëron se temperatura mesatare në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar është 10 – 15 gradë celcius, e mjaftueshme për të sjellë goditjen e rëndë.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top