Dëshmi

March 31, 2020 | 16:53

Mjekët psikiatër japin këshilla si mund ta përballojmë izolimin

Ankth, stres e deri agresivitet mund të shkaktojë vetëizolimi në shtëpi për një kohë të gjatë.

Mjekët psikiatër thonë se kjo situatë mund të prekë të gjithë, duke filluar nga personat me karakter të fortë e deri tek ata që kanë një natyrë të brishtë.

Arjana Rreli, psikiatre

“Po jetojmë një situatë anormale, dhe reagimet tona që janë deri diku normale, sigurisht që do të na ndihmojnë, por hyjmë në një pikë. Sa më shumë të zgjatet kjo situatë, ne sigurisht do të shfaqim të gjithë problematikën të lidhura me këtë situatë të krijuar. Sepse kjo ishte një traumë për të gjithë ne”. 

Disa kategori, sipas ekspertëve, janë më të rrezikuar. Izolimi social është një proces që sipas psikoterapeutistëve mund të kalohet me sukses.

“Mosha e fëmijëve dhe gupmosha e tretë, mekanizmat e tyre janë shumë të brishtë. Të parët fëmijët sepse kanë shumë energji të cilën duhet ta konsumojnë në një mënyrë ose një tjetër. Dhe një grup tjetër janë ata persona që ose janë të gatshëm për të shpërthyer, çrregullime të ankthit apo të panikut, ose gjatë kësaj kohe janë duke u trajtuar për këtë lloj problematike”.

Izolimi social është në proces. Sipas psikoterapeutistëve mund të kalohet me sukses.

Aurora Meta Dollenberg, psikoterapiste, Hanover

Aurora Meta Dollenberg, psikoterapiste, Hanover

“Strukturoni ditën dhe javën tuaj paraprakisht. Qëndroni fizikisht aktivë. Duke mos shkuar shumë herët në shtrat, dhe duke mos fjetur gjatë ditës, do të siguroni për një gjumë të thellë. Ruani kontaktet sociale me miqtë dhe me familjen tuaj, përmes internetit apo telefonit.”

E gjithë bota është aktualisht në kushte të distancimit social për shkak të përhapjes së koronavirusit. Mjekët psikiatër janë të mendimit se edhe mbyllja e kufijve mes shteteve ka ndikimin e saj negativ.

Tejkalimi i kësaj situate globale do të pasohet edhe nga probleme të shëndetit mendor dhe emocional për disa.

Burimi Tv Klan

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top